Për hajër, thotë Edi Rama!? - Nga Ilir Levonja

Ilir Levonja - Florida, SHBA
Vetëm në Shqipëri të falin dhe të durojnë pafundësisht... Votoi Maqedonia e Veriut propozimin francez, për hajër, thotë Edi Rama. Nga pas shqiptarët, bravo kryeministër. Të lumtë kryeministër. Po i thoni bravo njëriut, i cili nëse edhe arriti dhe e mundësoi çeljen e negociatave, e bëri për bythën e vet. Po ju nuk keni memorie. Keni vetëm inat dhe ndjesi turme. Shqipëria duhet të ishte anëtare e BE sot. Se kjo çelja e negociatave është vetëm çelje. Nuk është se do ulesh në kolltuk atje menjëherë dhe do i flasësh Francës siç i flet lali Eri Këshillit Bashkiak të Tiranës. Ka punë, puna. Duhen edhe ca vite të tjera me detyra shtëpie. Dhe dhëntë Zoti, e ky proçes bëhet bashkarisht. Ashtu si i ka hije një vendi me histori e kulturë të lashtë. Dhëntë Zoti e merr fund ajo kultura e diktaturës së proletariatit në bërjen e politikës tek ne.
Njeriu që e pengoi ishte pikërisht Edi Rama. Bojkotoi sa deshi. Refuzoi sa deshi. Nuk nëshkroi asgjë. Megjithëse nuk mbeti kancelar nga dyert e Europës pa ardhur në Shqipëri. E kam përsëritur disa herë dhe nuk do pushoj. Darka tek restorant “Krokodili” në muajin maj 2010 ishte shansi i madh dhe i artë i Shqipërisë. Ky e refuzoi...
Sot pas plot dymbëdhjetë vjetësh u thotë shqiptarëve me një turqishte zhargon, për hajër. Pikërisht penguesi dhe rekordmeni i bojkotit të institucioneve shqiptare sot u thotë shqiptarëve, për hajër. Çfarë hajri? Ky duhet të ishte në burg se ka çështje të hapura dëmi ekonomik të pallogaritshme, aq sa çdo i lindur shqiptar, lind me borxh. Dhe ju që rrëmbeheni nga ekstaza se u përmbush misioni i madh historik. Jo, ore jo, u përmbushën tekat e Edi Ramës. Dymbëdhjetë vjet, jo dymbëdhjetë ditë. Dhe gjykojeni vetë se sa keni humbur, gjykojeni vetë se çfarë humbje e tmerrshme, çfarë dëmi kolosal i sjell vendit një politikan nopran, fodull, i paaftë, rrugaç e bastard. Dymbëdhjetë vjet bjerrje dhe braktisje vetëm prej këtij. Sot thotë jo në shqip, por turqisht, për hajër.
Ngrihuni tani dhe doroviteni se ia hodhët. Digjeni shaminë. Bjerini daulleve, tundeni defin e Xherrit. Madje bëjini një statujë Edi Ramës atje në majën e malit të Kaninës, mbi Vlorë. Bëjeni me krahë hapur si brazilianët Jezusin në Rio de Janeiro. Oj, për hajër, thotë!? Po e kemi shqip e nuk ka më bukur, për mirë. Ky, për hajër!?
©Ilir Levonja


















