Mbi librin “Rifillimi i Madh - Joe Biden dhe lindja e fashizmit të shekullit 21” - Nga Artan Gjyzel Hasani
Një liber i Glenn Back dhe Justin Haskins, që nuk duhet t’i mungoje bibliotekës së një konservatori. Rastësia e solli që ta lexoja ditët që isha me pushime, pikërisht në vendlindjen e Joe Biden, Delaware, US… Një skaner i dokumentuar faktesh, ngjarjesh dhe argumentash që dëshmon fashistizimin e të Majtës Amerikane dhe të agjendave të Globalizmit&George Soros dhe rolin e Administratave Obama-Biden në lindjen e fashizmit të shekullit XXI.
"Shume vendime që janë marrë vitet e fundit nga politikanët, korporatat, bordet e shkollave, Wall Street, ushtria, media dhe zyrtarët e Shëndetit Publik, kanë qenë në shumë drejtime, të pakuptueshme. Shumë nga ne nuk po e njohin atdheun tonë tashmë. Ju mund të mendoni se e dini arsyen pse bota jonë po ndryshon kaq shpejt dhe në menyrë dramatike, por shanset janë që ju të mos e dini tëre historinë. Vetëm duke kuptuar çfarë është ky “Rifillimi i Madh” çdo gjë do të bëhet më e qartë për ju. Megjithëse shumë nga fqinjët tanë nuk mund apo refuzojnë ta kuptojnë, Amerika është përfshirë në mes të një revolucioni të planifikuar dhe të financuar mirë që është duke ndodhur", kumtojnë autorët.
Një sistem i ri ekonomik, veçanërisht i rrezikshëm po iu imponohet ekonomive më të mëdha të botës dhe nëse do të zbatohet plotësisht, do t’i vendosë bankat, institucionet financiare, investuesit dhe korporatat e mëdha virtualisht në krye të çdo aspekti të jetëve tona. Nëse populli amerikan nuk zgjohet për të mbrojtur lirinë individuale, liria do të humbasë përgjithmonë.
“Në këtë liber ju do të zbuloni të vërtetën e Rifillimit të Madh, kush fshihet pas tij dhe çfarë duhet bërë për ta ndaluar, para se të jete vonë.” - shkruhet në kopertinën e pasmë të këtij libri.
©Artan Gjyzel Hasani





















