Grekomanët e serbomanët e sotëm, rrezik për qënësinë e Shqipërisë - Nga Dritan Goxhaj
Një ditë pas protestës së opozitës, Shqipërinë do e vizitojë kryeministri i Greqisë Micotaqis. Por ai nuk ka zgjedhur Tiranën për të bërë vizitën e tij zyrtare në vendin tonë, por Himarën.
Micotaqis po vjen me synimin për të cënuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Shqipërisë, pasi qëllimi i vizitës së tij është shpallja e kësaj bashkie edhe zyrtarisht si bashki greke.
Kjo e gjitha bazohet mbi Kushtetuën e tyre të vitit 1827, kushtetutë kjo që e ka zyrtarizuar mosegzistencën e etnitetit grek, pasi ajo përcakton në faqet e saj se “grekë janë të gjithë banorët kristianë-ortodoksë” ndërsa shtrirja e tyre territoriale përcaktohet “ç’kanë marrë e ç’do të marrin armët nga perandoria otomane”.
Me këtë filozofi hegjemoniste ku për bazë të shtrirjes territoriale merret feja e jo etnia, ata pretenduan dhe edhe sot pretendojnë, se pjesa jugore e Shqipërisë e banuar me banorë të fesë ortodokse janë grekë.
Bazuar mbi këtë, grekomanët e Jugut të Shqipërisë, të nxitur e mbështetur nga kryeministri i atëhershëm i Greqisë Venizellos, nën kryesinë e Jorgji Kristaq Zografit, grekoman nga fshati Qestorat i Gjirokastrës dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë, u mblodhën në Gjirokastër më 28 Shkurt 1914, në të ashtuquajturin “kongres”, që shpalli “autonominë e Vorio-Epirit”. U formua edhe një “qeveri vorio-epirote” me Zografin si kryeministër, Karapanon (ish-deputet grek) si ministër i Jashtëm dhe kolonel Dulis (oficer grek) ministër i Luftës. Ca ditë më vonë, himarioti Spiro Spiromilo, major në ushtrinë greke, shpalli “autonominë” e shtatë fshatrave të Himarës.
Pas kësaj tragjikomedie, pasi shpallën në Gjirokastër të ashtuquajturën qeveri “të Epirit të Veriut”, Grekët dhe grekomanët i shtuan përpjekjet për t'u bërë zotër të vendit dhe pas gjithë këtyre përpjekjeve, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit nënshkroi, më 17 Maj 1914, Protokollin e Korfuzit, ose protokollin e turpit, i cili, sipas shprehjes së anëtarit britanik të atij Komisioni, Sir Harry Lamb, “nuk bazohej në asgjë të vërtetë e prandaj, logjikisht, duhej hedhur në shportën e plehrave”.
Dhe sot qeveria kolaboracioniste dhe antishqiptare e Shqipërisë, e kryesuar nga armiku më i madh i këtij vëndi Ed(vin) Kristaq Rama, po e lejon me vetëdije të plotë Greqinë që të cënojë sovranitetin e vëndit dhe të zbatojë në vitin 2022, Protokollin e Korfuzit të 1914-tës, në të cilin njihet autonomia e komunave gjoja greke të vetëshpalluara.
Shqiptarët në Jug e Jug-Lindje të Shqipërisë ahere u angazhuan nën komandën e Sali Butkës e Themistokli Gërmenjit për të luftuar për mbrojtjen e sovranitetit dhe të integritetit territorial të vendit. Ndërsa sot që Micotaqis po vjen të shpallë zyrtarisht “Asosiacionin e Komunave Greke” në Himarë, shqiptarët nuk janë në gjendje që të organizohen as politikisht e lëre më ushtarakisht, të ndalojnë këtë vizitë të kryeministrit të Greqisë.
Ky veprim i kryeministrit grek në 7 Dhjetor është vazhdimësi e tentativës për helenizimin e Jugut të shqipërisë, helenizim të cilin presidenti grek Papulias me origjinë nga Voshtina e Gjirokastrës, Çameri, i konvertuar në grek, në një letër publike që i dërgonte shoqatës OMONIA në Shqipëri në vitin 2014, me rastin e 22 vjetorit të themelimit të saj e konsideronte që “prania shekullore e helenizmit vorio-epirot në shtëpitë e stërgjyshërve, është gjithmonë një burim frymëzimi dhe krenarie për të gjithë grekët, sidomos në një kohë kur atdheu, por edhe rajoni më gjërë, përballet me një numër të madh sfidash”.
Me ndihmën e qeverisë Shqiptare dhe mosekzistencën e ushtrisë në Shqipëri (pasi ajo që konsiderohet si ushtri te ne është vetëm një pjesë fundore e administratës shtetërore partiake e uniformuar, e asgjë më shumë), shumë shpejt grekët do të kërkojnë edhe autonominë e këtyre territoreve.
Por edhe atëherë ashtu si sot, ne do shpalosim “PATRIOTIZMIN” tonë nëpër gazeta e Facebook, por asnjë hap konkret për mbrojtjen e sovranitetit të vëndit. Do bëjmë patriotin duke shkruar “Kërkohet një Avni”. Por Avniun nuk guxon ta bëjë askush. Lëre më të imagjinohet të bëhet ajo që bëri Sali Butka e Themistokliu.
Edhe sot Shqipëria është në të njëjtat pozita si ishte Shqipëria Veri-Lindore (Kosova) në 1999, në rrezik shpërbërjeje dhe shpopullimi. Atëherë dolëm me parrullën “Atdheu në rrezik” dhe u organizuam në Ushtri Ҫlirimtare.
Edhe sot është e domosdoshme që atdheu të mbrohet njësoj dhe të çlirohet njësoj nga grekomanët e serbomanët e sotëm, të cilët të shtrirë në të gjitha instancat e këtij shteti, janë rreziku kryesor për qënësinë e këtij shteti dhe të kombit shqiptar.
Pavarësisht pamundësisë për të reaguar ashtu si e kërkon situata e atdheu, ne që e ndjejmë veten shqiptarë, të paktën të deklarojmë se nuk do të njohim asnjë vendim e asnjë veprim të grekomanëve e serbomanëve në këtë qeveri dhe të atyre grekomanëve e sërbomanëve në opozitë që bëjnë sikur nuk ndihen për atë çka po ndodh sot.
Jo vetëm që nuk njohim asnjë vendim e veprim të tyre, por nuk do të pranojmë asnjë veprim të Greqisë e Serbisë në dëm të sovranitetit e integritetit tonë territorial, dhe kur Zoti të na krijojë kushtet, do i marrim në llogari grekomanët e serbomanët, pa mëshirë për ta e ndaj çdo kujt që bëhet njësh me ta.
©Dritan Goxhaj