Paratë e krimit vazhdojnë të lyejnë qerren e kazanit mediatik - Nga Milaim Nela
Dy nga gazetarët më të devotshëm në shërbim të kamufluar e të neveritshëm ndaj regjimit dhe Edi Ramës janë padyshim Grida Duma dhe Blendi Fevziu.
Ju mjafton të keni ndjekur emisionet e tyre të mbrëmshme që të bindeni pa patur asnjë mëdyshje.
Blendi Fevziu vazhdon me relativizimin e çështjes McGonigal duke u munduar ta nxjerrë të larë Ramën e duke u munduar ta barazoje atë me të ashtquajturin lobim me para "ruse" të Lulzim Bashës.
Grida nga ana tjetër nuk bëri asnjë nga pyetjet e duhura për kryeministrin. Ajo edhe duke qenë ish-deputete pa pikën e përgjegjësisë publike e pranoi arrogancën e Ramës kur ai tha se nuk ka asnjë detyrim tē shkojë në interpelancë.
Po ashtu ajo e ka mësuar mekanizmin e aplikimit të zhurmëbërjes në studio ku flasin të gjithë e nuk dëgjon asnjë dhe meazallah se ndërhyn.
Kulmi ishte kur versioni i ri i Spartak Ngjelës Nike nga Berlini tha që kjo ngjarje mund ta rrezikojë vizitën e Ramës në Shtëpinë e Bardhë.
Kreshniku duhet të jetë i vetmi vertebror në planet që mendon se Rama akoma mund të bëjë vizita zyrtare në ndonjë institucion amerikan.
Grida normalisht ka patur porosi ta pranojë Nik 300 mijë euroshin të pëllasë ashtu siç bën 3 herë në ditë në Erion-njuzin e Ben Blushit.
Kjo jo se ajo nuk e di, por i intereson atyre të cilëve ajo iu shërben me devotshmëri e përulësi.
© Milaim Nela





















