Fushata e tallavasë - Nga Erion Dasho
Brezi im është i fundit brez i edukuar në komunizëm që mban mend festat e kooperativave ku kërcehej rreth grurit apo prodhimeve të tjera bujqësore me këngë e valle standarde, treçereku i të cilave flisnin për partinë dhe Enverin.
Këto pamje të pështira më janë rikthyer në kujtesë, kur shoh “rilindësit” e sotëm të shfrytëzojnë çdo mundësi për të kërcyer me të rinj e të moshuar, gra e burra. Me lëvizje prej dallkaukësh dhe pozat aspak natyrale që marrin, “rilindësit” janë bërë thellësisht qesharakë.
Por, “rilindësit” nuk janë budallenj.
Në të kaluarën ata kanë shfrytëzuar edhe fabula si timoni e tepsia për të ndërtuar mbi to fushata të suksesshme që u kanë dhënë fitoren.
Duke kërkuar falje për shprehjen, budallenj e syleshë janë ata që bien në grackën e “rilindësve” dhe me një kërcim tallavaje u japin votën që do t'i skllavërojë edhe katër vjet të tjerë.
Nëse “Rilindja” fiton, vota e 14 majit do të mbahet mend padyshim si vota e tallavasë.
Është në dorën e shqiptarëve të nxjerrin zbuluar propagandën e boratëve dhe të bëjnë që kjo fushatë të mbahet mend si vota e ndryshimit.
Të shpresojmë...
© Erion Dasho





















