Kthehuni pak prapa, që të shikoni më mirë - Nga Endrit Mullisi
Përpara, përpara, po ku? Në qoftë se kjo “përpara” është njësoj siç ka qenë këto 10 vjet, është për të vënë kujën. Në një vend ku “harruan” të vënë në vend nderin e aristokracisë dhe bejlerëve të çnderuar nga paraardhësit e sundimtarëve të sotshëm, po nderohet një klasë tjetër “bejlerësh” me emra më trendy, që i vijnë rrotull “sulltanit” trendy dhe që rrethohen me shërbëtorë që lehin nga gëzimi, sa herë që komandantët vijnë për të ngrënë kockën e vet dhe me shpresë që një ditë bëhen si ky soj “bejlerësh”.
Përpara ku po shkoni? Pa ndalesë, pa reflektuar, pa pendesë të sinqertë dhe axhustim drejt qëllimit më sublim dhe më mirëdashës për të gjithë, thjesht është një ftesë e sheqerosur drejt një purgatori që fatkeqësisht po i ndihet era nga ata që po bëjnë sakrifica për t’iu larguar.
A do bëhen me faj bashibozukët dhe ata që zgjedhin gjithmonë të keqen më të vogël? Faji është i të gjithëve, kush më pak dhe kush më shumë.
Kthehuni pak prapa, që të shikoni më mirë…
© Endrit Mullisi





















