Sakrifikojeni bre Kosovën, për inat të Albinit! - Nga Milaim Nela
Bëhuni të gjithë me bandat e Vuçiçit vetëm që ju hajna që e shtrydhët Kosovën për 20 vjet të ktheheni në karriget prej të cilave të huajve dhe ndërkombëtarëve kurrë nuk iu keni thënë jo, por veçse...Yes Sir!
E akuzoni Albinin si njeri i Sorosit, kur ju nuk leni rast pa u fotografuar me pinjollin e djallit e partitë tuaja i keni krimbur krejt me njerëzit e tij!?
Flisni ju për interesa të Kosovës? Ju, që pranuat 6-pikëshin e Ban Ki Moon-it? Ju, që nuk guxuat të vendosni asnjë simbol shqiptar në flamurin e Kosovës? Ju, që pranuat planin e Ahtisari-t pa e kushtëzuar me njohjen e Serbisë?
Ju, që nuk folet një herë të vetme publikisht për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësise, a thua se ju kishte bërë juve padrejtësi e jo që kishte goditë Serbinë mu në zemëri? Ju, që nuk guxoni të nxirrni një dokumentar të vetëm në mediat tuaja, t’i tregoni botës se çfarë ju ka bërë Serbia e akoma 1600 djem e vajza i keni pa varre?
Ju, që që e degraduat Kosovën me fusnotë në tryezat dhe takimet nderkombëtare? Ju, që miratuat si dele Zajednicën dhe bosnjezimin e Kosovës? Ju, që desh e ndatë Kosovën sikur të mos iu zgjonte nga gjumi Sali Berisha e të fliste kundër këtij plani ugurzi? E ai sot, në moshë të thyer po paguan çmimin e kësaj mbrojtjeje! Ju, që miratuat Gjykatën Speciale ashtu siç e donte Serbia e ua çuan krejt kupolën e shtetit në Hagë?
Flisni ju kundër Albinit, kur atëherë kur kishit mundësi t’ia vinit Kosovës kufijtë ku i kishte, ia mësytë banesave të Prishtinës për t'i zaptu e plaçkitë?
Ju hajna e shërbëtorë të hajnave!
Nuk asht koha me sulmu Albin Kurtin, por me dalë të gjithë me një zë e me një qëndrim për mbrojtjen e çdo centimetri të tokës dardane!
Ju nuk e meritoni lirinë se atë nuk e keni fituar, por jua kanë dhuruar! E dhurata nuk vleresohet asnjëherë siç duhet.
Asht koha me i thanë botës o po largoni bandat e Serbisë nga veriu i Kosoves, ose do shuhemi të gjithë!
Bota kurrë nuk i merr seriozisht laperat!
© Milaim Nela


















