Hiqe atë emër skllavi! - Nga Artan Gjyzel Hasani
Boksieri dhe sportisti më i madh i të gjithë kohërave ndërroi emrin nga Cassius Clay në Muhammad Ali, duke thënë që Cassius Clay është një emër skllavi që pronari i bardhë ia vuri pronës së tij, skllavit te zi.
Pra ndërrimi i atij emri ishte një gjest simbolik i këputjes së zinxhirëve psikologjikë që i mbajnë akoma lidhur ish-skllevërit me ish-pronarët e tyre.
Gjithnjë mendoj që të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Kosova.
Të ndërrojë emrin e skllavit që ia vunë pushtuesit serbë dhe që nuk ia ndërruan as pronarët e sotëm atlantikas.
Emrat Ilirë të epokës kur ishin të Lirë - Dardanë dhe Dardani - do të kishin një impakt të fortë psikologjik mbi të dy palët, ish-roberuesit serbë dhe ish të robëruarit kosovarë.
Edhe mbi palën e tretë mbase…
Se nuk do të ishte thjesht një ndryshim emri…
© Artan Gjyzel Hasani





















