Albin Kurti dhe broçkulla ideologjike e Azem Vllasit - Nga Fazli Mazreku

Fazli Mazreku - London ON
U habita kur e degjova Azem Vllasin, ish-lider komunist i Kosovës, që e përshkroi Albin Kurtin me atribute staliniste dhe enveriste, duke e neglizhuar faktin se Albin Kurti, aktualisht, është lideri më karizmatik që po iu mungon shumë vendeve “demokratike” në Evropë.
Ai përfaqëson denjësisht politikat social-demokrate në ndërtimin e shoqërisë dhe të institucioneve të shtetit të Kosovës, politika të cilat po hasin në pengesa dhe barriera të mëdha për arsye të dominimit të politikave krahinore e kanunore në sagën politike të Kosovës.
Për më tepër, Albin Kurti është lideri i parë shqiptar që po kërkon trajtim të barabartë të të gjithë popujve dhe vendeve të Ballkanit Perendimor.
Pikërisht për këtë arsye, ai sot po ballafaqohet me stuhinë dhe trysninë më të tmerrshme të Bashkësisë ndërkombëtare për të lejuar idenë serbe të orkestruar nga qarqe të caktuara evropiane dhe amerikane për shkëputjen e pjesës veriore të Kosovës, shkëputje e cila nuk dihet se ku perfundon.
Në kohën kur Kosova po ballafaqohet me dilemën hamletiane “të rrosh apo të mos rrosh”, “njohësit” dhe “analistët” koniukturalë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të gjeopolitikës po merren me broçkulla ideologjike.
E tmerrshme!
© Fazli Mazreku




















