Dallimi i shtetarit nga tradhëtari - Ylli Dylgjeri
Ukraina po lufton me Rusinë. Ukraina e madhe me Rusinë, një superfuqi. Polonia është rreshtuar pa rezerva në përkrahje të Ukrainës dhe kërkon anëtarësimin e saj në NATO. Polonia madje flet me gjuhë të forte edhe tek aleatët e mëdhenj kur është fjala për ta përkrahur e armatosur Ukrainën. Polakët nuk janë ukrainas e anasjelltas, por në momentet kur i ka takuar historia në shtet apo mbretëri të përbashket, jane lidhur. Dhe sot Polonia ështe mbështetëse pa rezerva e saj.
Kosova përballet me Rusinë e Ballkanit, Serbinë. Serbia është këlyshi më i bindur i Rusisë. Dhe as nuk e vrau mëndjen të vendosë sanksione kundër Rusisë.
Kosova nuk është e madhe sa Ukraina dhe as ka armatimet e Ukrainës. Kosova ndryshe nga Ukraina rrethohet nga shteti amë Shqipëria dhe nga shqiptarë të tjerë në Maqedoni e Mal të Zi.
Por shteti amë nuk sillet si Polonia. Kryeministri i Shqipërisë, bashkë me atë në ikje të Malit të Zi, po i ngulin thikën pas shpine asaj.
Kryeministri i Shqipërisë, që mori përsipër të kërkojë në Parlamentin Europian të mirëkuptojë Serbinë pse nuk vë sanksione për Rusine, po sillet si rrugaç me Kosovën.
Ithtari i Ballkanit të hapur kërkon që t’i zërë frymën e t’ia bllokojë zërin Kosovës.
Ne në Shqipëri ndihmi të turpëruar për kryeministrin që kemi.
Ukraina është me fat, ka Poloninë. Kosova ka vetëm dinjitetin e saj. Ndërsa Ballkani i hapur dhe “stabiliteti” i pushtetit në Shqipëri qartazi janë projekte serbomëdhenj, si dikur në epokën e bashkim-vllaznimit.
© Ylli Dylgjeri



















