Blog

“Rilindasit” tanë “pallëndritur” - Nga Ilir Gjini

Riindasit tanë që si qiriri u shkrinë për Mëmëdhenë, para së gjithash u shquan për penën e ndritur dhe historia i quajti penëndritur. Ndërsa “rilindasit” e sotëm, domethënë socialistët që janë vetëquajtur “rilindas”, penën e zëvendësuan me pallën dhe u etiketuan si “pallëndritur”.

Kanë 10 vite në pushtet, pra 10 vite që bëjnë çfarë t’u dojë palla. Nuk lanë hallkë të shtetit pa “palluar”. Nga Drejtësia, Media, Shoqëria civile e deri te Opozita, u bënë “dashnoret” e tyre.

Palluan Kushtetutën dhe zgjedhjet e lira, duke ndryshuar Kodin Zgjedhor vetëm me votat e tyre dhe të ca karagjozëve që i quanin opozitë, Drejtësinë e vjetër duke pjellë një bastard që e quajtën “Drejtësia e re” dhe së fundmi edhe opozitën. Nuk lanë hallkë të shtetit pa përdorur që të caktonin edhe opozitën dhe ia dolën.

Prandaj akti i Gjicit dhe i “Gjicëve” me pushtet nuk duhet të na çudisë. Sepse çudia nuk zgjat më as tre orë, e jo më tre ditë si dikur. Aroganca e treguar nga njëshi i qeverisë duke mos përfillur as Kodin Zgjedhor kur jep bonuse para fushate, tallja me Parlamentin kur opozita e thërret në interpelance, apo moslejimi i komisioneve hetimore parlamentare duke shkelur Kushtetutën, po i jep “frytet” e veta të hidhura. 

Shteti po trajtohet si një kuplara kolektive ku secili sipas ofiqit “pallon” atë që i “lejon” posti. Është një mentalitet i krijuar nga partia-shtet, që duke pasur në dorë edhe gurin edhe arrën, pra edhe qeverinë edhe Drejtësinë e Median, e së fundmi edhe “Opozitën” e Lul-Kishotit të PD-së së Mançës, mund të bëjnë gjithçka pa u ndëshkuar, as me ligj, e as me votë. Prandaj akti i Gjicit të partisë “vetëm përpara”, është si një “déjà vu” e pallimit të shtetit. Pikërisht në atë tavolinë ku nënshkruante buxhetin, Gjici palloi edhe vetë shtetin.

Ky pallim kolektiv nga “rilindasit pallëndritur”, do vazhdojë gjatë. Do vazhdojë se eshtë kalbur i gjithë shteti dhe gjithë mekanizmat kontrollues që e mbajnë në këmbë. Opozita që mund të frenonte këtë herezi palluese, është tepër e dobët. Një pjesë që flirton hapur me pushtetin do vazhdojë të zvogëlohet në numra, por do gëzojë të gjitha benefitet që rrjedhin nga qenia opozitë, ndërsa opozita e vërtetë e drejtuar nga Berisha, përveç luftës së pandërprerë të shtetit, do vazhdojë te jetë e izoluar edhe nga ndërkombëtarët. Kështu që “rilindasit” tanë “pallëndritur” do vazhdojnë të bëjnë çfarë t’u dojë palla, derisa miqtë tanë amerikanë të nxjerrin ndonjë video tjetër “pallimi”, siç ishte rasti Mc Gonigal.

© Ilir Gjini