Demokracia është votë, lerini pallavrat! - Nga Milaim Nela
Dash Sulën, Gaz Bardhin, Koreshin, Tabakët e kapakë të tjerë të dalë prej, apo pjesë e grupit të “Vulës” i bashkon një konstante e pandryshueshme: janë kundër Sali Berishës me arsyetimin se sa të jetë ai nuk fiton kush tjetër përballë tij.
Unë nuk jam pjesë e politikës por jashtë modestisë e kam një kulturë mesatare të leximit të saj e nuk e kam idenë si mund të arësyetohet politikisht duke thënë ik ti se nuk fitojmë dot.
E dyta, ta zëmë për një çast se nesër Berisha largohet e i bashkohet Fatos Nanos në heshtjen publike. Ku është ai lider opozitar që e pengoka sot Sali Berisha për t’i bërë ballë Edi Ramës dhe regjimit të tij e ne nuk e ditkemi?
Sa kohë i duhet opozitës për të gjetur një lider të ri që do krijonte një PD nga e para e që do bashkonte të gjithë opozitarët? A e keni idenë?
A e dinë këta “kafshë politike” (po citoj Dash Sulën këtu) se pa Berishën ata nuk i kapin as 200 mijë vota?
A e dinë “kërpëratat” e listave të Lulit se Berisha luftohet nga regjimi dhe veglat e Ramës brenda grupit të “Vulës” pikërisht sepse për turpin e tyre ai është i vetmi rrezik potencial për Edi Ramën dhe mafien që ai drejton?
Në Veri të Kosovës ka javë që luhet jo vetëm fati i saj por i gjithë kombit shqiptar. Po si nuk pashë një nga ata kandidatët që nuk i lë Berisha të bëhen kryetar e të prononcohet publikisht për këtë çeshtje kaq tē rëndësishme që është edhe çeshtja jonë? Është çeshtje kombëtare.
A kam unë vërejtje për Sali Berishën për mënyrën si po e bën opozitën e sa e besueshme eshte forca që ai drejton? 100 po deshët, por a të lini ju ta kritikoj Berishën?
Po si ta kritikoj Berishën unë kur ju nga marrëveshjet e nëndheshme apo idiotizmi politik jeni bërë pjesë e skemave antishqiptare të Ramës dhe atyre të huajve që e mbështesin?
Sa bëhem gati të bëj ndonjë kritikë apo sugjerim publik për Berishën ju më dilni kudo, në lajme, në studio, në rrjete sociale portale e ngado. Po si nuk nxutë mend fare?
***
Demokracia është produkt i votës e jo dëshirave dhe ambicjeve jashtë këtij mekanizmi.
Sali Berishën e largon vetëm një që e mund me ide, karizmë e peshë politike që askush nuk e ka nga radhët e opozitës.
Po të kishit pak tru politik Berishën do e shihnit si bekim që u rikthye në politikë aktive se pa atë do ishit opozitë si në Rusi apo Serbi o mjeranë!
Lider nuk bëhesh duke u fshehur nën fustanin e ambasadores, o trima!
Vota, vota dhe vetëm vota!
Na neveritët për Zotin! Nuk ju shoh dot me sy!
Imagjino si ndihen votuesit e PD-së!
©Milaim Nela