Plaku Biden dhe “non grata” Narendra Modi, kryeministri i Indisë - Nga Ilir Levonja

Ilir Levonja - Florida
…që ta kuptojnë shqiptarët, ky në foto me Joe Biden është Narendra Modi, 72 vjeç, kryeministër i Indisë nga viti 2014. I shpallur “non grata” në vitin 2005, pasi vrau rreth 950 njerëz të besimit mysliman dhe afro 300 të besimit hindu. Asokohe ishte guvernator i provincës Gujarat, ku rreth 2000 civile të tjerë u lënduan keq.
Departamenti i Shtetit e dënoi publikisht këtë masakër që kishte të bënte drejtpërdrejt me të drejtat dhe liritë e besimit. Megjithatë sot është i ftuar nderi i Joe Biden për plot 3 ditë. Pra nga një “non grata”, në një i mirëpritur me plot ndere e ceremoni shtetërore. Plakut Biden i duhen sa më shumë aleanca për të përballuar Kinën.

A ka kjo kuptim për shqiptaret, pasi të gjitha dështimet e tyre Edi Rama dhe Taulant Balla, i mbulojnë duke u thënë mos votoni “non grata”-n Sali Berisha. Bile nëse ka ndonjë gazetar aty dikund, a mund ta pyesë ambasadoren në ikje, Yuri Kim … se mender na e shpifi me kushtin “non grata”. Pyesni edhe Lul Humbësin në rikthimin e tij komik me ngriva-shkriva. I dorëhequr, i padorëhequr.
© Ilir Levonja





















