Rama e bën pis procesin e Berlinit - Nga Kastriot Islami
Kush e ka ngarkuar tradhëtarin dhe moderatorin e “Ballkanit të hapur”, që përmes turit ballkanik, duke bërë harakiri, të merret me organizimin e mbledhjes për Procesin e Berlinit? Ai nuk ka asgjë në dorë për këtë proces dhe i takon Gjermanisë ose BE (nëse e mbeshtet) të merret me këtë organizim.
Kryeministri shqiptar duhet të kujdeset për organizimin e mbledhjes në Tiranë (vendin, sallat, drekat, akomodimin, etj.) por në asnjë rast ky sharlatan nuk ka asnjë lidhje me përmbajtjen e këtij procesi, aq më tepër, që në thelb ka qenë nismëtar i një procesi tjetër, kundërshtar të procesit të Berlinit.
Nëse me dashje apo pa i dhënë shumë rëndësi e vëmendje, kancelari gjerman ia ka lënë këtë “detyrë/mision” shqiptar, ky do të mund të klasifikohej “gabim”… Nëse kryeministri shqiptar e ka marrë këte mision me kokën e tij apo duke marrë leje hileqare/tinzare nga kancelari gjerman, që nuk i ka kushtuar shumë rëndësi këtij momenti, përgjegjësia kryesore dhe mbi të gjitha bie mbi kryeministrin shqiptar.
Këtë moment duhet ta sqarojë kancelari gjerman (vetë ose përmes një pyetje të gazetarëve) dhe kjo gjë, pra “turi ballkanik” i moderatorit të “Ballkanit te hapur” duhet të bëhet pjesë e një interpelance të kërkuar nga opozita, nëse ajo e ndjen se aty ka substancë.
© Kastriot Islami





















