Blog

Cili është raporti i qeverisë me të vërtetën? - Nga Ardian Radovicka

Gjithçka në jetën tonë rrotullohet në raportin që ne vendosim me të vërtetën. Aq më tepër e vërteta duhet të këtë rëndësi për qeverinë, që është atje në krye të drejtojë e jo të mashtrojë. Besimi tek ajo vendoset vetëm kur qeveria është e përgjegjshme dhe ushtron autoritetin me ndershmëri dhe integritet. Se në çfare raporti me të vërteten është qeveria shqiptare, ia lëmë lexuesit ta gjykojë. Ajo që më bën përshtypje është karta e “përgjegjësisë individuale” që përdor kryeqeveritari ndaj vartësve të tij të korruptuar.

Dy mundesi ka për të: 1) ose ai është kapobanda; 2) ose ai është është i ndershëm, por naiv.

Mundësia e parë duket e besueshme në një parti ku askush nuk guxon të dalë nga rreshti pa u vënë re nga lideri ose patronazhistët.  Mundësia e dytë, kryeqeveritari mundohet të na shesë se ai është i ndershëm, por pak naiv dhe ia hedhin shokët dhe bashkëpunëtorët. Naiviteti nuk nënkuptohet gjëkundi nga kryeqeveritari dhe është shtesa ime, pasi mendoj që shkojnë paketë me njëra-tjetrën. Një i ndershëm jo naiv zgjedh profesionistë të ndershëm rreth vetes. Përndryshe nëse është i ndershëm dhe rrethohet nga të korruptuar i bie që është naiv. Pra mundësia e dytë është e vështirë të besohet.

Megjithatë, me dëshirën e mirë, vendosim për një çast të besojmë kryeqeveritarin, që ai është i ndershëm por naiv dhe s’di të zgjedhë vartesit. Ai i zgjedh për engjëj, e ata i dalin djaj. Kujt i duhet një kryeqeveritar i tillë, se Shqiperise jo se jo?

Në përkufizimin mbi qeverinë në Web, kërkund nuk gjen të bëhet fjalë për përgjegjësi individuale, përkundrazi, flitet vetëm për “ushtrim të autoritetit politik mbi veprimet, aktivitetin, etj., të njësisë politike, njerëzve etj., si dhe performancën e funksioneve të qarta të njësisë ose trupës qeveritare.”

A di të me thotë kush çfarë autoriteti politik ushtron kryeqeveritari kur vartësit po i largohen çdo ditë drejt burgut ose në drejtim të paditur?

Unë mendoj se nëse ka dikush që ka përgjegjësi individuale në këtë situatë, ai është pikërisht kryeqeveritari, për paaftesinë e ushtrimit të këtij autoriteti.

Sa aktuale është thënia e Reganit: “Qeveria nuk është zgjidhja e problemit. Qeveria është problemi”! Kjo aksiomë thekson domosdoshmërinë e ndërrimit të qeverive në SHBA. Ndërsa në Shqipëri vlera e saj është X.

© Ardian Radovicka