Komunizmi nuk e zhduku dot kombin shqiptar, Soroizmi rrezikon ta bëjë - Nga Milaim Nela
“Niveli në të cilin Soros ka depërtuar praktikisht çdo aspekt të politikave publike është alarmues dhe duhet të jetë shqetësuese për çdo Amerikan”, ka thënë republikani Newt Gingrich, Spekaer i Kongresit të SHBA në vitet 1995-1999.
Në Shqipëri ky njeri, si në asnjë vend tjetër, ka në dorën e tij të hekurt çdo hallkë të shtetit, përfshirë median dhe drejtësinë.
Nuk ka vend tjetër në planet, ku drejtuesit e zyrave, dikastereve të rëndësishme dhe një pjesë e mirë e politikaneve të partive kryesore të kenë kanë kaluar në laboratorët dhe shkollat e financuara prej tij, më shumë se në Shqipëri.
Nuk ka vend tjetër në planet, ku pinjolli i Xhorxh Soros të jetë pjesëmarres në çdo aktivitet të politikës së Jashtme të një vendi e më gjerë, e ta shoqërojë kryeministrin apo kryetarin e bashkisë së kryeqytetit si hije e zezë kudo, duke mos pasur as një tagër zyrtar për ta bërë këtë, më shumë se në Shqipëri.
Xhorxh Soros përmes “Kaosit të Kontrolluar” ka realizuar në Shqipëri një eksperiment social të cilin sot pjesa më e madhe e shqiptarëve ose nuk e kuptojnë, ose janë pjesë e kesaj trushpëlarjeje me dashje.
Më shqetësuese për mua nuk janë “Rilindja” dhe partitë sorosiane, këto po e po, por skalionet e reja të politikës së re që po dalin nga fabrikat e po kësaj monstre.
E kam thënë në të shkuarën e nuk do resht së theksuari se SOROS dhe SOROIZMI janë rreziku më i madh i njerëzimit dhe veçanërisht i kombit të vogël shqiptar.
SOROIZMI është më i rrezikshëm dhe shumë herë më i sofistikuar dhe brutal se komunizmi, pasi vjen nga Amerika dhe ka sulmuar atë që as komunizmi nuk e preku, bërthamën e shoqërisë njerëzore, FAMILJEN.
Nëse ne shqiptarët nuk e marrim seriozisht monstrën Soros i kemi punët tepër keq.
Nëse Partia Demokratike (rithemelimi) dhe opozita reale në tërësi nuk e marrin seriozisht dhe nuk e bëjnë ANTISOROIZMIN një kauzë po aq të rëndësishme sa shpopullimi i Shqipërisë, ato do zhduken e bashkë me to do tretemi edhe ne të gjithë pa përjashtim.
© Milaim Nela





















