Blog

Shqipëria, turizmi dhe problemet që duan zgjidhje të menjëhershme - Nga Arenc Leka

Shpesh shoh se në ndryshim me jashtë shtetit, brenda vendit shqiptarët e kanë të vështirë të ndryshojnë. Kjo, jo se s’duan, por merrka kohë ndryshimi i një mentaliteti. Do të doja të ishte si ndryshimi nga kafja turke tek ajo espresso. Brenda natës shqiptarët ndryshuan mënyrën e të pirit kafe.

Dyndjet e turisteve i kane përballur shqiptarët me problematikat që vëndet fqinjë i kanë ezauruar vite më parë.

A ështe gati Shqiperia të përballojë këtë fluks turistësh? Pse jo!

Shoh shumë të rinj që punojnë dhe mësojnë përgjatë punës që bëjnë. Disa edhe gabojnë, por tashmë pyesin e përpiqen për të bërë më të mirën. Fakti që restorantet jane plot, do të thote se ka shërbim deri diku të mirë.

Shërbimi në Shqipëri është përmirësuar ndër vite dhe në disa raste ka filluar të bëhet shumë profesional. Në bregdet më ra në sy Çibo-Restorant, Luna Mare-Restorant, Filipi Fish-Restorant, Paleste-Restorant. Të gjithë kanë të përbashkët ushqimin e mirë, shërbimin e duhur dhe çmime jo të larta. 

A ka mundësi për t'u përmirësuar? Sigurisht që po. Edhe restorantet më të mirë në Manhattan përpiqen të përmirësojnë gabimet e natës së kaluar. Vetë kerkesa e klientelës do ta detyrojë zhvillimin pozitiv të një restoranti. Përballja me problemet dhe zgjidhja imediate janë kyçi i suksesit.

Në bashkëbisedim, disa miq që janë edhe biznesmenë, më thonë se nuk kemi punëtorë të kualifikuar ose nuk kemi punëtorë fare.

New York është vendi ku të gjithë hanë bukë duke u edukuar “Hands On” përgjatë proçesit të punësimit. Edhe në Shqipëri po ndodh ky fenomen. Disa 14-15-16-17 vjeçarë kanë filluar punët sezonale qysh në moshë të re. Pergëzime këtyre djemve e vajzave punëtorë.

Problem mbetet pagesa e ulët. Disa restorante i kanë rritur rrogat e shefave të guzhinës dhe punëtorëve ndihmës. Madje në disa raste dëgjova edhe 1500 Euro rrogë për ndihmësguzhinierët.

Shpresoj që pagesa do të bëjë ndryshimin e munguar ndër vite që një punëtor të trajtohet me respekt për punën që kryen. Askush nuk do të lerë vendin nëse pagesa do të ishte vlerësim i punës së kryer me përkushtim përkundrejt një pagese dinjitoze.

Në orkestrën e TOB (Teatri i Operas dhe Baletit), në vitet ’80, dirigjenti i drejtohet njërit prej violinistëve në fundin e violinave të dyta…

Dirigjenti: Zëri i violinës tënde nuk dëgjohet fare.

Violinisti i përgjigjet: Për 5000 lekë rrogë, kaq këndon violina ime. Po t’i shtosh edhe 1000 lekë, i del zoni mo mire!?

© Arenc Leka