Blog

Rita Ora dhe flamuri yne i marrëzisë - Nga Ndue Ukaj

Përvetësimi obsesiv e gati kolektiv i debateve si ky i sotmi për Rita Orën dhe flamurin serb, tregon vërtet batakun ku është katandisë shoqëria jonë dhe në një dimension tjetër, shpërfaq krizën tonë më të rëndë e më serioze, atë identitare - krizën e njeriut të cilin navigatorët e ndryshëm ia ndërrojnë lehtësisht mendjen dhe e çojnë kah të duan.

Patriotët e rremë zakonisht kërkojnë situata të tilla që të dalin në sipërfaqe e të shprazin bataretë e tyre të urrejtjes. Por fuqia me urrejtë kundërshtarin e flamurin e tij, kurrë nuk të bën patriot, as nuk të ndihmon të krijosh vepra të mira për veten e vendin tënd.

Sikur i gjithë ky obsesion kolektiv të kthehej në dashuri të vërtetë për vendin tonë, për vlerat tona kulturore, për personalitet me vleftë e veprat përfaqësuese, me siguri shumë anomali tona do t’i kishim kuruar më shpejtë dhe budallallaku ynë do të ishte pakësuar.

Kështu siç po sillemi, veç një gjë e kemi të sigurtë: mbi qiellin tonë po e rrisim përditë e më shumë përmasën e flamurit të marrëzisë.

© Ndue Ukaj