Blog

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor po vijnë - Nga Milaim Nela

Çdo ditë po bëhet më e qartë se “shumica rilindase” do ta ndryshojë Kodin Zgjedhor duke e shtyrë ligjin përmes dy veglave të saj të bindura që veprojnë gjoja si faktorë opozitarë:

1. Partiçka pa forume e pa anëtarë që ka vjedhur siglën dhe simbolet e Partisë Demokratike me forcën e gjykatave të pushtetit, “partia” e Lul Zhelenskit;

2. Organizata Diaspora për Shqipërinë e Lirë e mashtruesit Florian Haçkaj.

E para, (partiçka e Lulit) favorizohet nga Balla-Rama me bashkëkryetarin pa mandat të Komisionit të Reformës Zgjedhore në Kuvend dhe të dytës (DPSHL) i jepet vend pa asnjë tagër në tryezat që organizon KQZ e Celibash-Dushkut i cili tregohet tepër miqësor me ketë organizatë duke ftuar nga 3 përfaqesues të saj në takime.

Këta me drafte të përgatitur nga fabrika e “rilindjes” po iniciojnë gjoja reformën zgjedhore ku përfshihet sistemi proporcional kombëtar dhe vota e diasporës.

Po të ndjekësh fjalorin dhe zhargonin politik të PD së Lulit dhe Diasporës së Haçkajt duken absolutisht sikur kanë dalë nga e njëjta furrë.

Të dyja flasin për vendimin (antikushtetues) të Gjykatës Kushtetuese për votën e diasporës dhe të dyja theksojnë urgjencën e reformës zgjedhore.

Po të ndiqnit dje daljen e Alibeajt në seline e ish-Bashkimeve Profesionale do bindeni pa as më të voglin dyshim.

Për t’u dukur të pavarura e sikur nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, nëse e keni vërejtur njëra palë propozon votimin elektronik të diasporës (Alibeaj) e tjetra votimin me postë (Haçkaj e DPSHL).

Të dyja metodat garantojnë manipulim të sigurtë nga mafia e patronazhistëve të pushtetit “rilindas”.

Pushteti nga ana e tij do “refuzojë” të aplikojë listat e hapura për të na bindur se këto drafte nuk janë të tij.

Çfarë makinacionesh!?

© Milaim Nela