Blog

Nastradini dhe mbreti - Nga Dritan Goxhaj

Një herë e një kohë një mbret kish dëgjuar se ekzistonte një gënjeshtar i madh dhe ishte bërë kurioz ta njihte e ta provonte a do të mund ta gënjente edhe atë gënjeshtari. Dha urdhër t’ia sillnin në pallat. Pasi e gjetën ia sollën dhe ai ishte Nastradini. Mbreti iu drejtua Nastradinit me dashamirësi duke i thënë “kam dëgjuar se je gënjeshtari më i madh. Ndaj dua që të provosh të më gënjesh edhe mua, nëse mundesh”. 

E njëjtja gjë na ndodhi edhe ne shqiptarëve andej e këndej Drini. Ne jo vetëm që e kishim dëgjuar por edhe parë në kurriz që prej 10 vitesh se si kryeministri i Shqipërisë që mos qoftë Ed(vin) Rama na gënjen sa herë që hap gojën të flasë.

Por sërish vjet ne iu vumë të gjithë së bashku, ata që ishin të shqetësuar për iniciativën e tij të të qënit pjesë e pansllavizmit, në atë që e quanin “Ballkani i Hapur”, duke i kërkuar që t’i jepte fund pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë ide.

E atakuam dhe e lutëm që të mos ishte pjesë dhe ai këtë lutje e mori njësoj si lutjen që mbreti i bëri Nastradinit. Kujtoi se i thamë aman na gënje.

Dhe sërish me mjeshtërinë dhe pafytyrësinë që e karakterizon, na gënjeu pa pikën e turpit pasi ne ia kërkuam me ngulm që të na gënjente.

Dhe ai vjet në korrik deklaroi se “Ballkani i Hapur ishte një nismë për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e kishte kryer atë mision për të cilin lindi”.

Nisur nga kjo deklaratë e paqartë të gjithë besuam atë që dëshironim të besonim se kjo nismë ishte mbyllur. Madje u hodhëm nëpër deklarata andej e këndej se “Rama e mbylli Ballkanin e Hapur”, thuaj se kjo varej nga Rama.

Por në të vërtetë, ajo nismë jo vetëm që nuk është mbyllur, por ajo po vazhdon akoma. Javës që shkoi në mbledhjen e organizuar në Shkup në takimin për Planin e rritjes për Ballkanin Perendimor të miratuar nga BE, Rama nëshkroi dy protokolle midis Sërbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, në kuadër të nismës së “Ballkanit të Hapur” për tregun e lirë të punës. Një marëveshje kjo e bërë midis këtyre tre vendeve që do të hyjë në fuqi në 1 mars 2024.

Dhe po në atë takim në darkë kryeministri ynë që mos qoftë publikon foto në profilin e tij personal në Facebook me shënimin: “Shkup - Përpara darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perendimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane dhe BE”. Por në foto shihet vetëm Aleks Soros së bashku me këta liderët e vendeve të Ballkanit Perendimor.

Nastradini i tha mbretit që nuk i kishte veglat e rrenave me vete dhe i duheshin nja 300 qe e ca karroca që t’i sillte deri në pallat. Mbreti ia dha dhe po priste që Nastradini të vinte e ta gënjente.

Edhe ne ashtu si mbreti po presim që ky të na gënjeje, ndërkohë që ky na e lëshoi gënjeshtrën për “Ballkanin e Hapur” dhe kësaj i futi edhe një tjetër duke na e paraqitur me anë të fotove djalin e Sorosit si përfaqësues të administratës amerikane.

Sa çudi, çdo mbretëri dhe çdo kohë ka Nastradinët e vet!?

© Dritan Goxhaj