Blog

Krimi vazhdon - Nga Ylli Dylgjeri

Sot dita e katërt pas dëshmisë së ish-zëvendëskryeministrit për bëmat, gjëmat, vjedhjen e shekullit.

Nuk ka ende asnjë prononcim nga kryeministri në detyrë.

Ka vetëm disa lehje zagarësh të çoroditur në mediat e blera nga inceneratorët. Ka dhe ndonjë humorist kulturak qesharak që tregon barcaleta.

Po pse s’ka?

Nuk ka se institucioni i kryeministrit është vetëm një: kryeministër dhe zëvendëskryeministër. D.m.th. foli zëvendësi për të tërë. Heshtja është miratim.

Heshtin se kundërvënia do të nxjerre dokumenta të tjerë, emra të tjerë, kriminelë të rinj, humoristë të rinj.

Heshtja është krim. Por krimin këtu nuk e zbulon njeri. Krimi vazhdon në organet që janë vendosur për ta luftuar atë.

Po presim një “zëvëndës” në SPAK të denoncojë krimin brënda tij.

Krimi vazhdon...

© Ylli Dylgjeri