Blog

Çfarë çmimi ka një pensionist që përdor partia? - Nga Ylli Dylgjeri

Kur e prishën Teatrin Kombëtar, Rama&Velija në fund thirrën nën armë të vjetrit. Grupi pro prishjes kryesohej nga aktori Robert Ndrenika. Më pas u tha se janë blerë, duke u dhënë një rrogë, një projekt, një shpërblim në bashki, një pension të veçantë etj.

Sot Rama ka bëre sërisht manovër me veteranët e pensionistët e PS. Thuhet se ka ftuar për kontribute rajonale Gramozin, Namikun, e të tjerë emra në Partinë Socialiste.

Ai po jep përshtypjen te pjesa e vjetër e partisë, se e kanë ata në dorë vazhdimësinë e pushtetit.

Kam dëgjuar nga disa njerëz të lidhur me partinë që thonë kafeneve tani se: e kemi ne në dorë Partinë, ngaqë kanë emigruar të rinjtë dhe kanë mbetur pensionistët.

Po pensionistët si Kadareja, Meidani, etj, me sa para i gënjen Rama që pranojnë të prishin rehatin e pensionistit, e që vijojnë të paguhen nga çdo krah edhe në prag të pleqërisë së thellë e nuk i japin sot vetes dinjitet?

Ç’derman do u bëjnë letrave këta invalidë nostalgjikë?

Ai as ju jep pushtet as vendimarrje dhe as bën siç i thonë ata.

Ky është përdorimi poshtërues i pleqve e plakave të rëna nga vakti.

Nga të gjitha gërmadhat mbi tokë, gërmadha-njeri është më e trishtueshmja - thotë arkitekti i madh amerikan Robert Gatje.

Tashmë Ramën e njohim mirë. Këto janë edhe lakmira. Lakmia nuk i ka lezet të rinjve e aq më shumë plakut.

© Ylli Dylgjeri