E Majta dhe majtizmi janë e keqja më e madhe për kombin shqiptar - Nga Milaim Nela
Të gjitha të këqijat pavarësisht trajtave që kanë marrë në kohë të ndryshme, shqiptarëve në Gadishullin Ilirik iu kanë ardhur nga idetë majtiste, bolshevike, sllavo-ruso-serbe. Kjo fillon që në vitet 20 në Shqipëri dhe vazhdon gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur në emër të këtyre ideve komunistët injorantë shqiptarë përqafuan një ideologji në thelb antikombëtare që i vendosi përballë njëri-tjetrit shqiptarët
Në emër të majtizmit bolshevik sllavo-ortodoks u masakruan në Tivar 7000 shqiptarë të Kosovës në fund të Luftës së Dytë Botërore. Në emër të këtij majtizmi të mallkuar edhe me ndihmën e partizanëve shqiptarë u shtyp levizja nacionaliste e Shaban Polluzhës dhe u benë masakra të tmerrshme në Kosovë pa dallim nga ato që bënte shkau mbi shqiptarët.
Në emër të majtizmit bolshevik dhe aleancës serbo-eneveriste Kosova u la në ish-Jugosllavi dhe valët e shpërnguljes me forcë të shqiptareve të Kosovës drejt Anadollit nuk pushuan.
Në emër të majtizmit dhe metodave bolshevike u mor peng Lëvizja Çlirimtare e shqiptarëve të Kosovës nga një grup marksistësh, që në bodrumet e Zvicrës nën instruksionet e falangave të Sigurimit të Shtetit shqiptar bënin planet jo si t’i bashkonin shqiptarët në një front të vetëm kunder shkaut të zi, por se si të eleminonin elitën intelektuale të Lëvizjes Demokratike të Kosoves dhe të merrnin pushtetin pas çlirimit të Kosovës nga Aleanca Ushtarake e NATO-s.
Për fat të keq plani i këtyre të fundit u realizua në masë të konsiderueshme e pikerishit prej plageve të shkaktuara nga këta banditë e këto vrasje Kosova sot po vuan dhe është në pikëpyetje edhe ajo pavarësi e cunguar që fitua falë insistimit të presidentit amerikan G. W. Bush në vitin 2008.
Në Shqipëri trushpëlarja dhe drama është akoma më e rënde. 45 vite elita komuniste si një prostitutë e mirëfilltë kalon nga serbet tek ruset e së fundmi tek kinezet, pasi eleminoi dhe nxorri nga loja ajkën nacionaliste të vendit, vodhi pasuritë kombëtare të shqiptareve, vrau, preu dhe e telendisi një popull të tërë duke e mbajtur në nivelin e nevojave bazike.
Pavarësisht përpjekjeve të atyre pak të djathtëve që kishin ngelur dhe vullnetit të mirë të asaj elite që doli nga sistemi socialist i asaj kohe, sot vendi është në duart e bandës më të rrezikshme që Shqiperia ka parë ndonjëherë gjatë gjithë historisë se ekzistencës së shtetit të vet. Bijtë e ish-drejtuesve të sistemit enverist në bashkëpunim me mafien vendase dhe ndërkombëtare i janë futur me turr vjedhjes së atyre pak pasurive që kanë ngelur dhe po realizojnë atë që nuk e ka realizuar asnjë pushtues deri më sot, shpopullimin e vendit.
Sot popullsia e Shqipërise për herë të parë nga viti 1945 është më e vogël se ajo e Kosovës dhe me ritmet që po vazhdojnë shumë shpejt, do jetë sa popullsia e shqiptarëve të Maqedonisë. Të dhënat jo zyrtare flasin për pak më shumë se 1.4 milionë shqiptarë të mbetur në Shqipëri.
Bijtë e ish-drejtuesve të sistemit enverist kanë sjellë shkatërrim, zhbërje dhe tjetërsim të kulturës dhe trashëgimisë kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve. Kanë prishur Teatrin Kombëtar. Kanë zhdukur kinematë. Po mbyllin edhe ato pak institucione që kane ngelur. Kanë mbyllur apo po mbyllin institucionet e Historise dhe Albanologjise. Po shkatërrojne sitet arkeologjike me rëndësi botërore.
I janë sulur Gjuhës Shqipe pikërisht asaj hallke që na lidh ne shqiptarëve të sotëm me antikitetin e hershëm pellazg, antikitet që padrejtësisht është vjedhur dhe tjetërsuar për llogari të fqinjëve tanë agresivë
Sot e Majta shqiptare e Tiranës është në aleancë të plotë me shtetin më armiqesor ndaj shqiptarëve, siç është ai serb kundër shtetit të Kosovës dhe po punojnë fort për zhbërjen e tij.
Jemi keq! Do jemi në gjendje të reflektojmë apo të reagojmë?
Nuk e di, por shpresoj shumë!
© Milaim Nela