Blog

Shqipëria sot ka nevojë për transparencë më shumë se kurrë - Nga Ylli Dylgjeri

A ka Shërbim Informativ Shtetëror Shqipëria? Ku është Kryetarja e Shërbimit Informativ? Ka informacion për aferat në zyrën e Kryeministrit?

Në ĺogon e shërbimit është ky citat: “Ne jemi aty ku të tjerët nuk janë, sigurojmë informacione që të tjerët nuk i kanë dhe bëjmë më të mirën për sigurinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

Atëhere ku jeni ju? Po Presidenti i Republikës ka informacion? Kanë informacion sherbimet brënda dhe jashtë vendit?

Shqipëria u bë han pa porta.

Në kohën tonë kur konstatohej një telefonatë nepotike, një mungesë zhdoganimi, një emërim i paligjshëm, kryeministri të bënte gjëmën. Mua si Drejtor Informacioni pranë kryeministrit më verifikuan makinën, e kisha zhdoganuar sipas çmimit apo jo.

Sot, pas 20 viteve,të  gjithë këshilltarë e Ramës, këshilltarë të qeverisë shqiptare, tashmë e kanë kompletuar figurën e korrupsionit dhe krimit në majën e piramidës shtetërore, por nuk bzan kush.

Emrat e D’Alema-s, Blair, Duçkës, McGonigal e së fundmi rumuni Coldea, kanë të përbashkët se të gjithë janë e kanë qënë në veshin dhe në borderonë Rama. Ditë pas dite zbardhen skandalet e disa prej këtyre emrave.

Massimo D’Alema i përfshirë në megakorrupsionin internacional të armëve me Kolumbinë e që kryeministri shqiptar e quan mentorin e tij.

McGonigal e shqiptari Duçka në afera korruptive lobiste e deri tradhëti ndaj kombit.

Rumuni Coldea sipas mediave rumune në afera me kartelin narkomeksikan Sinaloa. Partnerja Coldeas e pranishme në argëtime e party në sallonet e errëta.

Zonja Kryetare e Shërbimit Informativ këto skandale janë bërë në sytë e veshët tuaj. Janë paguar nga taksat e këtij populli ish-këshilltarët e Ramës. Kanë punuar në sytë tuaj dhe bashkëpuntorëve civilë shqiptarë. Në çdo javë përballemi me skandale. Skandalet bota i mbyll me arrestime, gjykime, dhe burgime. Shtypi brënda dhe jashtë po ulërin. Nëse nuk e bën dot detyrën largohu. Është më e ndershme, më shqiptare të deklarosh largimin e të kthehesh nga ke ardhur, përndryshe je e përfshire në këto afera të pista.

Shqipëria sot ka nevojë për transparencë më shumë se kurrë!

© Ylli Dylgjeri