Blog

Rrënjët e dukurisë “Onkologjik” janë 33 vjeçare - Nga Tritan Kalo

“Shqipërinë e bëmë, tani duhet të bëjmë shqiptarët” shprehej një rilindas i madh, por edhe 112 vite pas 28.11.1912 ne nuk po mundemi të kemi individin shqiptar bartës të më shumë virtuteve në raport me bartjen e shumë veseve. Demon-kracia e këtyre 33 viteve po çon më shumë hulli në këtë drejtim. “Homo medicus” nuk bën përjashtim nga pjesa tjetër e turmës së “Homo demoncraticus”.

“Syri ynë vigjilent”, syri i tërë “il poppolo albanese” më shpejt “kap qimen dhe jo traun e problematikës”. Po ashtu ai ecën në jetë sipas parimit “nastradinian”: për sa kohë unë nuk prekem direkt nga një dukuri negative, përse duhet të shqetsohem për ekzistencën e saj?

Jo pa qëllim e filluam Demon-kracinë të prirë nga parulla “Bashkëfajtorë dhe Bashkëvuajtës”. Me të justifikuam të kaluarën e para 31.03.1991, dhe i paraprimë asaj çka do të vinte pas kësaj date.

A nuk ishim vetë ne që shkatëruam atë çka ndërtuam në 45 vite punë, gjak e sakrifica?

Të mos harojmë edhe faktin tjetër se sa herë që qeveria e rradhës ka probleme madhore klepto-korruptive, në menaxhimin e zhvillimeve socio-ekonomiko-politike të Shqipërisë së këndej Drinit, te ne shfaqet “një grup i strukturuar armiqsor në Shëndetësi”.

Askush nuk analizon po ashtu faktin se si në fillim të viteve 90-të e mbushën QSUT me militantë të ardhur nga rrethet, që si të gjithë të ardhurit në Tiranë e në rrethinat e saja ata/ato “kapën tokën e pa zanun” dhe nuk zbritën thjesht për humanizëm duke i braktisur postet e punës në rrethet përkatëse, por për “para, plaçkë e poste” (PPP e Homos demon-craticus).

A u ndëshkua kush për këtë braktisje të spitaleve, poliklinikave apo ambulancave në rrethet përkatëse? Askush. Sot ata janë shumica dhe duhen breza për t’i zëvëndësuar.

Mjekët e rinj vështirë ta ndryshojnë këtë situatë sepse askush nuk po ua hap vendin meritor, ndaj ata/ato në shumicën e tyre po marin udhët e botës.

Megjithatë “prisni, prisni se nuk keni parë gjë akoma…”

Nga ana tjetër e “barrikadës politike”, po presin të riciklohen ata që e iniciuan këtë theqafje të Shqipërisë dhe në veçanti të Shëndetësisë Publike.

Ku ishim? Asgjëkundi! Ku do të vemë? Kërkund!

Vendit dhe çdo qelize të funksionalietit të shoqërisë, i duhen individë të papërlyer në çorbën klepto-korruptive të këtyre 33 viteve!

Quo vadis Shqipëria ime e këndej Drinit?

© Tritan Kalo - Victoria, British Columbia