Ndërkombëtarë, hapeni vetë urën! - Nga Milaim Nela
Para se të flas për çështjen e hapjes apo jo të Urës së Ibrit në Mitrovicë të Republikës së Kosovës, në hyrje po rendis vendimet e qeverisë Kurti në kundërshtim me vullnetin e ndërkombëtarëve:
1. Ndërkombëtarët ishin kundër kontrollit të territorit të Veriut nga forcat e Policisë speciale të Kosovës. Forcat speciale u futën, e sot atje në masë të madhe sundon rregulli dhe ligji. Edhe serbët nuk iu përgjigjën si më parë çangave të alarmit të Beogradit. Pra kjo rezultoi sukses.
2. Ndërkombëtaret ishin kundër vendimit të qeverisë së Kosovës për targat në Veri të Kosovës. Sot kemi targa të Republikës së Kosovës në shumicë, në atë pjesë të territorit të Kosovës. Rezultati: sukses.
3. Ndërkombëtaret ishin kundër vendimit të Bankës Qëndrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit dhe transfertave të dinarit në veri të Kosovës. Rezultati ishte sukses i qeverisë së Kosovës.
4. Ndërkombëtarët ishin kundër mbylljes së zyrare të Postës Serbe në Veri të Kosovës. Qeveria e Kosovës i mbylli. Edhe ky vendim rezultoi sukses.
Aktualisht, ndërkombëtarët janë ngritur në kor kukuvajkash nga Washingtoni në Paris, Bruksel e Prishtinë, kundër hapjes së Urës së Ibrit, duke paralajmëruar se nëse hapet, mund të plasë Lufta e Tretë Botërore!?
Ajo çka kundërshtimet e ndërkombëtarëve kanë të përbashkët, është togfjalëshi: “nuk jemi kundër, por nuk është momenti i duhur”!
Jemi 25 vjet nga çlirimi i Kosovës e 16 vjet nga pavarësia e saj. Lajçaku, një personazh tashmë gati grotesk për rolin e tij krejt të njëanshëm, thotë që ura duhet të diskutohet në Bruksel, si pjesë e negociatave.
Miroslav!
You have become a joke man! Stop doing this! Stop eroding your career! EU taxpayers should not pay money to such clowns!
Ura duhet të hapet e do të hapet, e asgjë nuk do të ndodhë, sepse ura nuk rrezikon asgjë e asnjë.
Ah po, rrezikon planet e atyre që e duan Kosovën të ndarë, e dorën e Serbisë në Kosovë.
Do të ishte në nderin e KFOR dhe ndërkombëtarëve që ta hapnin vetë urën e Ibrit, pa e pyetur fare qeverinë e Kosovës, që Kosova të mos i marrë meritat e hapjes se saj.
Kjo do t’ua a ruante atyre sado pak dinjitetin dhe integritetin që e kanë humbur prej kohësh.
© Milaim Nela





















