Stil & Jetë

Çfarë bëjnë emigrantët kur shkojnë në mëmëdhe?

Nëse jeni emigrant ose keni qenë, me siguri që njërën nga pikat e mëposhtme e keni realizuar kur vizitoni Shqipërinë.

  1. Keni lënë takim me dentistin. Në Shqipëri ende kushton më lirë se në disa vende të tjera shërbimi dentar
  2. Pasi mbaroni këtë punë, filloni shpërndarjen e porosive që ju kanë dhënë me vete shoqëria për të afërmit e tyre. Eh po, shqiptarët rrallë e përdorin postën. Po s’ka gjë. Kjo është një mënyrë për të mbajtur gjallë shoqërinë.
  3. Më pas bëni qokat e vitit.
  4. Kush nuk i ka prindërit, mendon për ndonjë tufë lule në varreza.
  5. Shkoni në plazh dhe flisni me zë të lartë shqip dhe në gjuhë të huaj.
  6. Debatoni me kamarierin për shërbimin ose mangësitë në menu. Ju prisni që të trajtoheni si i veçantë ose më mirë në atdhe, por mos harroni ata që ju shërbejnë nuk e dinë se keni vite larg.
  7. Aty kuptoni për shkak të hileve në çmime dhe shërbimit të keq, se keni bërë gabim që zgjodhët të shpenzoni 2 javë në jug të vendit dhe ia kërcisni në Greqi.
  8. Por ndodh që edhe të kënaqeni për shkak të shoqërisë së munguar e përmalluar.
  9. Blini suvenire për kolegët kur të ktheheni, madje edhe për shtëpinë tuaj.
  10. Disa blejnë libra në shqip.
  11. Shfaqni interes të shtuar për historinë e Shqipërisë, duke vizituar muzetë e kalatë. Kur keni fëmijë, ky interes është më i lartë.
  12. Disa meraklinj apo nepsqarë porositin vaj ulliri, bakllava, çaj mali, fasule ti marrin me vete, madje kemi dëgjuar që edhe djath kaçkavalli kanë marrë ndonjëherë.

Na shkruani nëse ka ndonjë gjë që nuk e kemi përmendur në shkrim.

 

©FlasShqip.ca

 

 

Tagged under emigrantet