Stil & Jetë

Ka diçka të mirë tek zilia ndaj suksesit të tjetrit...Zbuloje!

Jeni ndjerë ndonjëherë ziliqarë kur keni parë postime të ndryshme në Facebook apo Instagram të shoqes apo mikut tënd duke pozuar me makinën e re, apo duke pushuar në plazhe luksoze, apo duke shpallur me një drekë peshku se është emëruar drejtor apo shefe diku, apo postimin e një unaze fejese, apo sjelljen në jetë të fëmijës së saj të parë???

Dhe ndërkohë që ajo apo ai, miku/mikesha jote ka çfarë të festojë e postojë, ti mbetesh aty vetëm duke parë me ëndje dhe pse jo me zili. Nuk është e thënë të kesh zili dashakeqëse, thjesht të vjen pak keq që ti nuk ke arritur aq shumë gjëra në kaq pak vite.

E di çfarë duhet të bësh në këto raste? Motivohu prej suksesit të tjetrit. Lëre mënjanë zilinë edhe nëse nuk ka fare ligësi aty brenda. Përballu me pozitivitet me sukseset e tjetrit. Nëse shoqja apo shoku është bërë një bloger i suksesshëm, kjo nuk do të thotë të shkruash edhe ti, apo të pozosh rrugëve të vendeve ku shkon. Ca gjëra nuk bëhen me sforco. Por fillo me shprehjen e admirimit dhe shfaq vullnet për gjëra të mira. Nis diçka tënden. Bisedo me miqtë, të afërmit, bashkëpuno me ta, rrihi idetë me të tjerët, sepse ashtu do ndriçohesh më shumë. Sigurisht do kesh nevojë edhe për pak fat, po ku i dihet mbase e ke aty dhe nuk e ke ditur. E rëndësishme është që t’ia nisësh, pasi zilia nuk të ka lënë të ecësh e të mendosh për veten. Të tjerët le të jetojnë jetën e tyre bashkë me sukseset, ndërsa ti, pa u krahasur me ta, mundohu vetëm të marrësh frymëzimin prej tyre. Kështu pra, ndiqi sukseset e tua. Ato të presin!

 

©Flasshqip.ca