Stil & Jetë

Ja si duhet të jetë një shef/e  i/e mirë!

Drejtuesi, shefi, i pari i vendit është fytyra e institucionit, kompanisë apo shoqërisë. Lipsen që drejtuesit të jenë të mirë me aftësi të caktuara në mënyrë që gjithçka të ecë siç duhet. Shoqëria e dallon lehtë një lider të dobët, negativ apo të poshtër, por si ta identifikojmë një lider të mirë e të zotë? Bazuar në kërkime të ndryshme të universiteteve dhe qendrave kërkimore, janë zbuluar tiparet më kryesore të njerëzve që janë drejtues të mirë.

Bashkëpunues Drejtuesi i mirë duhet të jetë bashkëpunues dhe transparent, gjë që çon drejt krijimit të marrëdhënieve të besimit. Nëse një lider është i lidhur me ekipin e tij dhe interesohet për mirëqënien e tyre, ndjekësit e tij do t’i jenë besnikë.

Vizionar-Një drejtues duhet të ketë vizion në gjithçka bën. Ai duhet t’i përfytyrojë që herët të realizuara ato që ka në plan të realizojë e të ketë aftësi parashikuese të anëve negative në mënyrë që t’i parandalojë.

Influencial Një lider i zoti duhet të ketë fuqi ndikuese tek vartësit apo ata që e ndjekin, jo përmes komandës dhe kontrollit, por më shumë prej respektit të fituar nga aftësitë dhe  mirënjohja që u shpreh vazhdimisht bashkëpunëtorëve.

Empatik Një lider duhet të jetë empatik. T’i trajtojë të tjerët siç do donte të trajtohej edhe ai. Ky është rregulli universal që i ka mbijetuar kohërave.

Inovativ Lideri i mirë duhet të jetë inovativ, ‘të sjellë gjëra të reja, të shpikë, të ketë ide.

Me këmbë në tokë Lideri i zoti gjithashtu duhet të jetë i ekuilibruar. Të peshojë mirë situatat e të mos mbajë krahë duke shfaqur preferenca njerëzish të caktuar. 

Etik Lideri e ruan etikën, nuk përdor fjalë të ndyra, nuk fyen, ofendon askënd.

Pasionant Lideri duhet të jetë motivues i zjarrtë, të ketë pasion në nismat që ndërmerr.

 

©Flasshqip.ca