Heshtja ёshtё flori!
- Published in Jetë dhe stil
- Nga: Patricia Bardhi
Oratorёt grekё pёrdornin shpesh pauza gjatё fjalimeve tё tyre. Ndёrsa sot nё vend tё pauzёs njerёzit pёrdorin shumё fjalё parazitare si pёr shembull: domethёnё, kёshtu qё, kupton ti, pra, atёherё…, etj. Por kёto fjalё e dobёsojnё forcёn e komunikimit duke e bёrё personin qё flet tё duket i pasigurt. Prandaj nё vend tё tyre, mё mirё tё pёrdoret pauza. Mirё do tё bёjnё ta pёrdorin shumё gazetarё apo politikanё, njerёz publikё qё shpesh u duhet tё komunikojnё me audienca tё gjera. Bёhet e bezdishsme pёr veshin, kur nё vend tё pauzёs, tё ftuarit nё studio artikulojnё ёёё… ose aaa…
Ёshtё normale tё kёrkosh fjalёn e duhur ku je duke folur nё publik dhe nuk ёshtё aspak turp tё presёsh nё heshtje atё fjalё me sytё tё pёrqёndruar tek dёgjuesi. Ёshtё e rёndёsishme tё merret frymё nё cdo fund fjalie duke i dhёnё oksigjen trurit dhe energji zёrit. Kёshtu do tё keni mё shumё ajёr pёr fjalitё. Zhvilloni frymёmarrjen pёr tё qёnё i qetё gjatё situatave tё tensionuara dhe mё nё fund do tё ndiheni mirё nё pёrdorimin e pauzave. Edhe audienca do tё vlerёsojё kёtё aq mё tepёr kur materiali ёshtё kompleks dhe i gjatё.
Flisni me fjali tё shkurtra. Merrni njё artikull, shёnojini presjet aty ku duhen bёrё pauzat. Fillimisht pёshpёrisni, pasi pёshpёritja pёrdor mё tepёr ajёr dhe ju forcon. Pastaj thuajeni me zё tё lartё duke bёrё pauzat. Praktikohuni kёshtu cdo ditё.
Heshtja ёshtё aleati juaj. Bёni pauza mё tepёr se c’mendoni tё bёni. Pёr shumicёn, 2 ose 3 sekonda nё fund tё cdo fjalie mund tё duken njё pafundёsi. Sensi jonё i kohёs ndryshon nёn presionin qё pёrjetojmё. Nёse flasim nё njё grup, ritmi i rrahjeve tё zemrёs do tё na bindё qё 1 sekondё ёshtё e barabartё me 1 minutё. Por 2 ose 3 sekonda ёshtё lumturi pёr dёgjuesit. Pauza tё tilla i lejojnё ata tё pёrtypin mirё atё qё dёgjuan. Prandaj edhe populli thotё “heshtja ёshtё flori”.











