Stil & Jetë

Shtrëngimi i duarve  

Duart kanë qenë mjeti më i rëndësishëm në zhvillimin njerëzor dhe ekzistojnë shumë lidhje mes trurit dhe duarve më tepër se me çdo pjesë të trupit. Në fakt pak njerëz i marrin në konsideratë sjelljet e duarve të tyre, ose mënyrat se si i shtrëngojnë duart me të tjerët. Duart mund të përcjellin mesazhe të fuqishme dhe të vërteta, ato mund të vendosin dominancën ose nënshtrimin në një marrëdhënie, mund të tregojnë hapjen ose mbylljen e një personi. Duart e hapura me pëllëmbë të dukshme janë shoqëruar gjithmonë me mendimin se personi në fjalë është tip i sinqertë, i ndershëm, besnik dhe i nënshtruar. Më poshtë ju do të shihni disa shembuj takimesh nëpërmjet shtrëngimit të duarve ku do të mund të identifikoni mënyrën tuaj të takimit. Nëse konstatoni se ju përdorni një formë jo të përshtatshme takimi, atëherë keni mundësi të vetëpërmirësoheni.

 

   

Takimi dominant, kur dora juaj qëndron mbi atë të tjetrit

 

 

Ofrimi i dorës në mënyrë që gishti juaj i madh të qëndrojë sipër,  bën që komandën ta marrë tjetri dhe të pranosh superioritetin  e tjetrit, dhe sigurisht nënshtrimin tuaj.

Kur dy persona dominantë, shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin, secili prej tyre përpiqet t’ia kthejë tjetrit dorën në pozicionin  e nënshtruar. Rezultati është arritja e pozicionit vertikal duke përcjellë ndjenjën  e respektit dhe barazisë.

Në rast se tjetri kur të jep dorën zgjedh pozicionin dominant, atëherë ju mund të jepni edhe një dorë tjetër për të forcuar pozicionin tuaj.

Ky është shtrëngimi i duarve i përdorur nga romakët, me qëllim kontrollin e armëve të fshehura nën mëngë. Ky shtrëngim duarsh  rrit mundësinë e kontaktit fizik.

Kur ndjeni se dikush që do të takoni do t’ju vendosë në pozicion inferior,  atëherë  kur ai të zgjasë dorën për t’ju dominuar, ju mund ta kapni dorën e tij tek kyçi.

Ky stil  përdoret më tepër nga biznesmenët, i cili shfaq dëshirën për të dominuar dhe  marrë kontrollin e marrëdhënies, ose duke u treguar që në fillim të tjerëve vendin e tyre.

Thërrmuesi i kockave është tipari dallues i personalitetit   agresiv, i cili pa paralajmëruar kap avantazhet dhe demoralizon tjetrin.

  Ky është shtrëngimi i duarve më i zakonshëm mes burrave dhe grave, i cili gabimisht bën që të mbërthejë gishtat e tjetrit. Edhe pse iniciatori i takimit duket entuziast kundrejt atij që takon, në fakt ai ka mungesë  besimi tek vetja.

Ky lloj takimi priret të përdoret  nga tipat agresivë dhe qëllimi i tij kryesor është ta mbajë tjetrin në distancë dhe larg hapësirës personale.  Përdoret edhe nga banorët e zonave rurale.

 

Zgjedhja më e zakonshme mes personave me pushtet dhe që duan ta tregojnë pushtetin. Ata pothuaj e rrëmbejnë dorën e tjetrit dhe e afrojnë atë në territorin e tyre.  Shpesh shaktojnë përlotje dhe  shqyerje  ligamentesh .

 

Kapësi i  pompës. Sapo  kap dorën-pompë, ai fillon ta ai fillon ta  lëvizë në mënyrë ritmike dhe energjike lart e poshtë. Disa arrijnë në shtatë herë, ka të tjerë që nuk pushojnë derisa mbarojnë bisedën.

 Dora  e majtë  përdoret për të komunikuar thellësinë e  ndjenjave që iniciatori do të përcjellë  dhe kjo varet nga distanca  e dorës së majtë të iniciatorit mbi dorën e djathtë të marrësit.  Dora e majtë është si një lloj termometri për intimitetin e personave që takohen.

 Ndonjëherë quhet  “takimi i politikanëve”. Iniciatori i këtij takimi përpiqet të japë përshtypjen e  një njeriu të ndershëm e të besueshëm, por kur ai  e përdor këtë lloj takimi me një person që sapo e ka njohur, mund të përcjellë tek marrësi mesazhin e kundërt. Ky lloj takimi konsiderohet një përqafim në miniaturë.

Pak njerëz ndofta e kanë një ide se si mund të takohen me të tjerët për herë të parë, pavarësisht faktit se shumica prej nesh janë të vetëdijshëm për rëndësinë e minutave të para të takimit, fakt i cili mund të ndërtojë ose të prishë një marrëdhënie. Praktikoni stilet e shtrëngimeve të duarve me miqtë tuaj dhe në këtë mënyrë do të mësoni se si të jepni një shtrëngim pozitiv në çdo kohë.

 

©FlasShqip.ca