Minimalistë, të mençur apo kopracë?- Ja tendenca e 2018
- Published in Jetë dhe stil
Euromonitor International është një kompani që merret me studimin e tendencave të tregut e më gjerë se kaq. Në një studim të saj, lexuam se në vitin 2018 do mbizotërojë tendenca e stilit të atyre që quhen “clean-lifers”. Janë ata konsumatorë që bëjnë një jetë të thjeshtë, pa shpenzime të tepruara. Janë minimalistë në gjithçka që ka të bëjë me mënyrën e të ngrënit, të të veshurit e të të paraqiturit në jetën sociale. Në këtë grupim konsumatorësh në Britani dhe SHBA, janë kryesisht 20-29 vjeçarët. Këta kanë besime dhe ideale të forta. Nevoja e tyre për të bërë përshtypje përmes gjërave që kanë është më e vogël sesa nevoja e madhe për të ndarë përvojat e tyre me të tjerët.
“Ata janë më pak tolerantë, më shumë skeptikë. Ata mendojnë se mund të bëjnë një ndryshim, dhe kjo ndikon në shpenzimet e tyre”- thuhet në raportin e Euromonitor. Kjo do të thotë se do ketë më shumë njerëz që do ti thonë jo alkoolit, jo zakoneve të pashëndetshme, jo produkteve me bazë shtazore dhe, gjithnjë e më shumë jo shpenzimeve të pamenduara e të ndikuara nga reklamat.
©FlasShqip.ca











