Stil & Jetë

Lexoni shenjat e dashurisë së vërtetë

Është vrastare për jetën në çift kur dëgjon njërin nga partnerët të thotë “sigurisht që të dua, kemi bërë bashkë 2 fëmijë apo jo”. Shpesh herë në çift ngatërrohet dashuria me kujdesin për tjetrin. Nëse doni të dini a jeni apo jo i dashuruar me partnerin lexoni më poshtë.

Apatia: Partnerët që janë të dashuruar kanë shumë energji  për të bërë gjëra bashkë. Ata duan ta kënaqin njëri-tjetrin dhe janë në kërkim të gjërave të reja. Nëse ju nuk keni dëshirë të eksploroni botën me parnerin, ka mundësi të mos e doni shoqërinë e tij.

Distanca: Parnerët e dashuaruar duan të rrinë pranë njëri-tjetrit sa më shumë të jetë e mundur. Mezi presin të kthehen nga puna në shtëpi, ose të  kalojnë një fundjavë së bashku. Nëse në mënyrë të vazhdueshme ju preferoni të rrini larg njëri-tjetrit datëherë ka mundësi të mos jeni të dashuruar.

Intimiteti: partnerët që janë të dashuruar kanë më tepër intimitet dhe i gëzohen çdo çast afërsisë fizike. Ata ndjejnë kënaqësi kur kënaqin partnerin dhe nuk mendojnë vetëm për veten. Nëse nuk jeni të interesuar më fizikisht për partnerin ka mundësi të mos jeni i dashuruar.

Fokusi: Partnerët që janë të dashuruar priren ta kenë fokusin te partneri i tyre. Mendojnë gjatë gjithë kohës për të, bëjnë dhurata të vogla sa herë të kenë mundësi, pa patur arsye, për të treguar se sa shumë mendojnë për njëri-tjetrin. Shqetësohen kur mendojnë se partneri mund të mos jetë i lumtur dhe menjëhrë përpiqen ta zgjidhin çështjen. Nëse partneri juaj është jashtë fokusit tuaj, atëherë nuk jeni i dashuruar.

Vlerësimi: partnerët që janë të dashuruar, ndihen me fat që kanë gjetur një partner të zotin. Ata besojnë se kanë gjetur shpirtin binjak. Nëse mendoni se partneri është si gjithë të tjerët atëherë nuk jeni i dashuruar.

Respekti: Partnerët e dashuruar respektojnë njëri-tjetrin. Ata admirojnë e mbështesin çdo përpjekje të tyre. Ata dëgjojnë, negociojnë dhe bëjnë kompromise për shkak të respektit. Rrallë bëjnë debate dhe shpesh punojnë si një ekip. Nëse e trajtoni partnerin si një person që nuk ka se çfarë t’ju ofrojë, atëherë nuk jeni i dashuruar.