Stil & Jetë

Ai momenti kur qenushi i dashur s'është më vërdallë

Njihni ndonjë që u ka ngordhur ndonjë kafshë shtëpiake kohët e fundit? Nëse e keni përjetuar këtë humbje, ju duhet të dini se dhimbja është reale dhe e madhe. Kafshët na sjellin gëzim. Ata që mbajnë kafshë në shtëpi e kuptojnë më mirë këtë. Qenushi apo macja bëhet pjesë e rëndësishme e jetës familjare. Ata janë një zë më vete, si çdo pjesëtar, të mos themi që ndonjëherë ua kalojnë nga përkujdesja dhe njerëzve. Ata kanë një emër, kanë një pasaportë, kanë një shtëpizë, kanë pjatën e tyre, vendin e tualetit. Ata kanë vendin e tyre të caktuar në familje. Ata kanë status të rëndësishëm. Ata llogariten dhe renditen bashkë me familjarët e tjerë. Prandaj kur një kafshë (e cila nuk quhet kafshë nga ata që i mbajnë në shtëpi) e dashur shtëpie ngordh, ndryshon rutina e familjes. Nuk ka më tundje bishti, fërkime kurrizi apo veshësh, apo mjaullima dashurie. Ka njerëz që mërziten aq shumë  saqë kalojnë nëpër fazat e njohura të ciklit të vdekjes. Çfarë duhet bërë për të ndihmuar në kapërcimin e gjendjes së rëndë emocionale të dikujt që sapo ka humbur një pjesëtar të rëndësishëm të jetës ?

  • Dëgjojani historitë për macen apo qenin që nuk jeton më. Trego dhe ti ndonjë kujtim për të. Bëhu empatik dhe kuptoje personin që ndjen humbjen.
  • Bëj diçka të mirë për të treguar mbështetjen tënde. Mund ta ndihmosh të heqë nga shtëpia pajisjet e qenushit, koliben e vogël apo lodrat rreth e qark.
  • Dërgoji mesazhe ngushëllimi. Ka njerëz që nuk e kuptojnë këtë humbje dhe e nënvlerësojnë lidhjen me kafshët shtëpiake. Dërgoja mesazhin dhe do e kuptosh sa mirë ke bërë. Mos qesh.
  • Mos i thuaj dikujt që ka humbur qenushin e tij të shtrenjtë; Mos qaj, do kalojë, do ndihesh mirë së shpejti, apo merr një qenush tjetër. Ju duhet të kuptoni se dhimbja është e vërtetë dhe nuk kalon aq kollaj.

©Flasshqip.ca