Sindromi Down nëpër fazat e jetës
- Published in Jetë dhe stil
Nëse keni lindur një fëmijë me Sindromën Down, mos kujtoni se ka ardhur për shkak të ndonjë gabimi që keni bërë gjatë shtatëzanisë. Ka ndodhur që herët në ndarjen qelizore dhe konceptim për të cilën shkenca nuk ka dhënë ende një shpjegim të plotë. Nuk ka rëndësi se ç’tip Sindromi Down ka fëmija, efekti i materialit gjenetik ekstra i bën ata unikë. Ata do të kenë pika të forta, pëlqime e mospëlqime, talente, personalitet dhe temperament. Shiheni beben tuaj si fëmijë. Sindromi Down është vetëm një pjesë e qënies së tyre.
Vitet e para të jetës
Bebet me Sindromën Down kanë nevojë për gjithcka kanë fëmijët e tjerë, përkëdhelje, ushqim dhe dashuri. Ata do të rriten, mësojnë do kalojnë fazat e zhvillimit – sipas parametrave të tyre. Edhe pse bebja juaj do ketë ngjashmëri në tipare me fëmijët e tjerë që kanë Sindromën Down, ata do kenë tipare të ngjashme edhe me anëtarët e familjes. Foshnja juaj do ketë nevojë për kujdes shëndetësor, një mjedis stimulues dhe për shoqërinë e familjarëve apo shokëve.
Vitet e shkollës
Qëndrimi është faktori kritik në lidhje me suksesin e fëmijëve me Sindromin Down. Nëse mendoni se do ketë sukses fëmija me Sindromën Down, ai do të ketë. Kur nxënësit trajtohen si nxënës me vlera, ata mësojnë. Të gjithë janë pjesë e procesit të të mësuarit dhe mësuesit duhet të jenë të hapur për të provuar metoda të reja e të ndryshme për ti përfshirë në klasë edhe fëmijët me Sindromin Down. Këta fëmijë do të përparojnë nëse u jepet mundësia dhe mbështetja.
Mosha e rritur
Njerëzit me Sindromën Down gëzojnë të drejtën për të punuar. Ata kanë shumë aftësira dhe duhet t’u jepet mundësia e informimit rreth karrierës që mund të ndjekin. Edhe në Kanada nuk është e lehtë kjo pjesë edhe pse lobohet fort për punësimin e njerëzve me Sindromën Down.
Pensioni
Të rriturit me Sindromën Down në ditët e sotme po arrijnë të jetojnë deri në 50, 60 apo 70 vjec mesatarisht. Fazat nëpër të cilat kalojnë janë sfiduese por edhe emocionuese për personat që u qëndrojnë pranë e kujdesen për ta. Është e rëndësishme të jemi proaktivë dhe të mësojmë vazhdimisht rreth të rejave më të fundit që vijnë nga studimet rreth moshimit të njerëzve me Sindromin Down.
©Flasshqip.ca











