Stil & Jetë

Receta nga Kanadaja: Gatuan Danjeza Danglli

Rubrikës “Receta nga Kanadaja” i është bashkuar sot Danjeza Danglli, juriste pranë Professional Engineers Ontario HQ. Danjeza jeton në Oshawa, Ontario.

Ajo është e apasionuar pas gatimit, dhe nuk mjaftohet vetëm me një recetë, por shkruan me lehtësi disa të tilla. Sot po publikojmë recetën:

Midhje me makarona

Tregon Danjeza Danglli: Marrim një qese me midhje që unë zakonisht e marr te “Metro” te sektori ku ata mbajnē peshkun në akull.

I lajmë midhjet dhe i lëmë të kullojnë. Në një tigan hedhim 3 lugë vaj ulliri dhe një thelbi hudhër pēr shije. Pastaj hedhim midhjet e kulluara dhe i skuqim në zjarr mesatar.

Pasi i kemi skuqur për 5 minuta, i hedhim pak ujë nga uji i makaronave që po zjejnë dhe verë të bardhë (unë përdor Pinot) 50ml. Pastaj i mbulojmë me kapak dhe i lëmë në zjarr të ngadaltë derisa të zjejnë pak dhe midhjet të jenë hapur të gjitha (rreth 10-15 minuta).

I hedhim pastaj salcën e domates me borzilok që unë zakonisht e marr te Longos, 1 kavanoz të vogël ja hedh të gjithin.

I shtojmë borzilok të thatë, pak kripē dhe pak piper të zi, dhe i lëmë të zjejnë dhe pak me kapak të mbyllur (7 minuta) pastaj i hedh makaronat (zakonisht Barilla spaghetti) i përzjej, i hedh shumë pak gjalpë i përzjej edhe njëherë dhe janë gati.

 

Na shkruani recetën tuaj në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

©Flasshqip.ca