Stil & Jetë

Receta nga Kanadaja: Gatuan Erisa Kreshpa

Keku me boronica

Do doja të ndaja një recetë të veçantë për mua. Para një viti, pata një problem shëndetësor, dhe më duhet të minimizoja sheqerin, yndyrnat dhe të shmangia komplet vezët. Për një person që i dashuron ëmbëlsirat dhe djathin....kjo ishte sikur "të të bjerë bomba".

Nga ana tjetër, dimri i gjatë i Kanadasë të shton më shumë oreksin, kështu që duhet patjetër të gjeja disa zëvendësues për shoqëruesen e kafes së mëngjesit, pasi muffins, scones apo croissants vetëm mund t’i vështroja nga larg "me lot në sy". Kështu që përvesha mëngët dhe fillova metodën provo-dështo deri sa të arrija rezultatin e dëshiruar.

Përbërësit janë të thjeshtë fare dhe gjenden në çdo supermarket:

1 filxhan kafeje sheqer kaf

1 filxhan kafeje vaj vegjetal

250 ml qumësht (2% yndyrë)

1 filxhan çaji me boronica (blueberries)

1 lugë çaji sodë pudër pjekjeje

4 filxhan kafeje miell integral

Përziejmë bashkë sheqerin, vajin, qumështin. Më pas hedhim boronicat dhe vazhdojmë përzierjen. Në fund hedhim pudrën pjekëse dhe miellin. I përziejmë për pak sekonda dhe gati për në furrë, të cilën e kemi ndezur paraprakisht, dhe e lëmë të piqet për 45 minuta.

Shpesh herë i hedh lëkurë të grirë portokalli, ose kur nuk e kam gati dhe nuk kam kohë, i hedh pak kanellë. Në vend të boronicave, e kam provuar me mollë të prerë në copa të vogla ose me luleshtrydhe. Provojeni dhe më thoni!!!

Gjithashtu, nëse keni një recetë të preferuar, të cilës ia keni marrë dorën mirë dhe keni kënaqur të dashurit tuaj në tryezat e ngrënies, na e tregoni përmes portalit të komunitetit shqiptaro-kanadez FlasShqip.ca në rubrikën “Receta nga Kanadaja”.

Dërgoni recetën tuaj në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose dërgojani në Facebook kryeredaktores Jeta Toçila Dedja.

 

Nga Ottawa, Erisa Kreshpa. 

 

©FlasShqip.ca