Stil & Jetë

Receta nga Kanadaja: Gatuan Genc Tirana

Dëshironi të mësoni një recetë speciale të shpjeguar me zë dhe figurë hap pas hapi? Ndiqni Gencin në kuzhinën e tij duke gatuar, për të parë një mënyrë se si gatuhet peshku dhe madje edhe të servirur në tryezë në një “Party for Two” në kohë Pandemie. Ndërsa për ata që i duan recetat me shkrim, sepse ashtu i mësojnë më mirë, më poshtë është gjithçka e shkruar.

Peshk “Cod” Furre

Përbërësit:

  • Fileto Peshku “Cod” ose fileto tjetër peshku sipas dëshirës
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Rigon
  • Vaj ulliri “extra vergine”
  • Hudhër
  • Majdanoz
  • Borzilok
  • Domate të vogla shumë ngjyrëshe
  • Ullinj "Kallamata"
  • Spec jeshil (Cubanelle)
  • Djathë i bardhë (Feta)
  • Verë e bardhë

Përgatitja 

Marinohen filetot e peshkut me kripë, piper të zi, rigon dhe vaj ulliri në të dy anët dhe vendosen në tavë. Ndërkohë në një tigan skuqen lehtë hudhrat në vaji ullirit dhe i shtohen ullinjtë kallamata të prerë pa bërthamë, por ndoshta disa kokrrave nuk u hiqet bërthama pasi pajta do të duket më bukur.

Duke spërkatur sipas dëshirës me kripë e piper të zi shtojmë më pas domatet me ngjyra, të cilat i presim në mes duke lënë disa të paprera për estetikën e pjatës. 

Më pas shtojmë specin jeshil të grimcuar, pak verë të bardhë dhe majdanoz e borzilok.

I gjithë ky proces nuk merr më shumë se 4-5 minuta dhe këtë përgatitje e hedhim mbi fileton e peshkut duke e spërkatur me disa kuba të vegjël me djathë të bardhë përsipër sipas dëshirës.

E vendosim tavën në furrë për rreth 20 minuta duke u kujdesur që lëngu në fund të tavës të hidhet herë pas here mbi fileto që këto të mos thahen shumë. Pas pjekjes e servirim peshkun në pjatë me garniturë limoni e majdanozi dhe e shoqërojmë me sallatë karrote e panxhari të grirë dhe me limon. 

Ju bëftë mirë! 

 

Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.