Stil & Jetë

Receta nga Kanadaja: Gatuan Alma Muça

Supa e karantinës

Supa si ushqim ka filluar të më pëlqejë gjatë kohës së qëndrimit në Turqi. Çdo familje, pavarësisht gjendjes ekonomike ose statusit e nis vaktin me një supë. Recetat janë pafund dhe jo domosdoshmërisht me përbërës të freskët. Shumica kanë si bazë qiqrat, thjerëzat, makaronat, pra ushqime që blihen në sasi dhe rezistojnë në dollape. Ndonjëherë ka mish dhe më rrallë perime. Sekreti i shijes qëndron te erëzat. Megjithatë, nëse miqtë e mi janë të huaj, patjetër që do gatuaj supën e gjyshes sime, për të promovuar kuzhinën shqiptare.

Po ndaj me ju një recetë supe që e quajta 'supa e karantinës', se e bëra kryesisht për të hequr ca perime të vetmuara në frigorifer dhe nuk kisha një recetë speciale. Normal që fëmijëve nuk ua thashë emrin e supës, deri sa e mbaruan dhe pëlqyen.

Përbërësit (që na u gjendën)

1 patate, 2 karrota, 1/2 qepë e thatë , 1 grusht oriz, 1 filxhan i vogël thjerrëza portokalli, 1 kungull, 1 lulelakër, 1 asparag (që ishte ndarë nga shokët), 1 thelp hudhër, një lugë e vogël xhinxher i freskët, një lugë e vogël pluhur turmerik, piper i zi, kripë.

Përgatitja:

Në tenxheren e presionit hodha vaj ulliri dhe kaurdisa lehtë gjithë perimet. I griva në copa të mëdha për shpejtësi. Shtova orizin dhe thjerrëzat, ujë të ngrohtë, erëzat dhe i lashë në presion për rreth 8 minuta. Pasi u zjenë, i griva me blender për të përftuar supën kremoze si në foto. E lehtë dhe e shëndetshme.

 

*Na ndiqni në rubrikën “Receta nga Kanadaja”. Kush dëshiron të ndajë një recetë gatimi me lexuesit tanë, të na shkruajë në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. 

Prill, 2020

©FlasShqip.ca