Stil & Jetë

Receta nga Kanadaja: Një kek i shëndetshëm nga Diana

Unë jam Diana Beqari Pushi. Jetoj në Toronto dhe për ata që më njohin, e dinë pasionin tim për një jetë të shëndetshme dhe vitale. Aspekti fizik është një nga ato, dhe ushqimi i shëndetshëm biologjik, një komponent i tij.

Ushqimi i shëndetshëm është një nga prioritetet e mia në këtë periudhë dhe sot pata frymëzimin të gatuaj këtë kek për ta shoqëruar me çajin potent të mëngjesit. Është një recetë e krijuar në moment me përbërësat më poshtë:

  • 2 banane të pjekura mirë
  • 2 vezë
  • 1 kupë miell bajame (bajame të grira imët në moment)
  • 1 kupë miell buckwheat (një drith me vlera të larta ushqyese)
  • 1 kupë arra të grira (jo të imta)
  • ½ kup përzjerje e farave me fibra ushqyese (përdor Nutracleanse)
  • 2 lugë mjalt natyral
  • ½ kupë gjalp “ghee” të shkrirë
  • ½ kupë rrush të thatë
  • 1 lugë kafe vanilje
  • 1 lugë gjelle kanellë. (Ka rëndësi të përdoret në ushqim vetëm lloji Ceylon i kanellës).
  • pak kripë

Përzihen të gjitha dhe piqen në 350 gradë për 40 minuta. Shoqërohen shumë mirë me kajsi të thata, si në foto.

 

Uroj ta gatuani dhe shijoni. Faleminderit!

*Na ndiqni në rubrikën “Receta nga Kanadaja”. Kush dëshiron të ndajë një recetë gatimi me lexuesit tanë, të na shkruajë në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

©FlasShqip.ca