Opozita në shtëpinë tonë - Nga Albana Lifschin
- Published in Jetë dhe stil

Albana Lifschin
Sot në mëngjes më shqetësoi thirrja me zë të lartë dhe e zemëruar e tim shoqi.
-Hejlli, what the heck are you doing?
Zbrita me nxitim shkallët për të parë se ç’kish ndodhur. Mos vallë qenushka jonë ishte zgjatur mbi tavolinën e bukës, apo mbi kabinetet e kuzhinës, a një Zot e di se çfarë?
-What happened? Why are you yelling at her?
-Look, what she did!
Hejlli kishte bër copë-copë faqen kryesore të një gazete që im shoq kish dy ditë që s’e hiqte nga tavolina ku pinte kafenë e mëngjesit. Qenushka ia kishte rrëmbyer dhe kish bërë të sajën.
-Then what? It is not the first time. That’s how she reads!
- Oh, please! There were pictures of the candidates we are going to vote for!
Hejlli po na vështronte herë njerin e herë tjetrin. Copat e fotografive ishin të gjitha mbi qilim. Unë u afrova t’i mbledh dhe ndërkohë më plasi një e qeshur e madhe. Me njerën dorë mblidhja copat e gazetës dhe me tjetrën ashtu e përkulur po përqafoja “shpirtin e mamit!”
-Don’t laugh so much! There were republicans’ pictures there, too.
E qeshura ime kaloi në tone të larta. Nuk pushoja dot së qeshuri. Po më dhimbnin brinjët dhe mushkëritë bashkë! My husband's intervention was hilarious.
“Hejlli mamit”, si i grise edhe republikanët e mamit ti? Hahahahaha!
Im shoq kishte mbetur në këmbë dhe vështronte portretet e martirizuara. Nga kush? Nga Hejlli!
©Albana Lifschin











