Stil & Jetë

Larg njerëzve helmues!

Keni dëgjuar për njerëzit toksikë ose helmues? Janë ata që të acarojnë, të thithin energjinë me negativitetin e tyre njëlloj si shushunjat gjakun e keq do thoshin të moçmit.  Disa prej tyre nuk e kuptojnë ndikimin negativ që kanë përreth, ndërsa të tjerë ndjejnë kënaqësi kur shkaktojnë kaos ose kur acarojnë në kulm të tjerët.

Një studim i Universitetit “Friedrich Schiller” në Gjermani arriti në konkluzionin se ekspozimi ndaj njerëzve toksikë është i rrezikshëm. Ishte njëlloj si ekspozimi ndaj një stimuli i cili shkaktonte emocione të forta negative. Njerëzit toksikë shkaktonin në trurin e bashkëbiseduesit të tyre të njëjtën gjendje stresi si në situatën më të keqe të mundshme që ata kishin përballur.

Studimet kanë treguar se stresi ka një ndikim negativ në trurin e njeriut. Ekspozimi ndaj burimit të stresit përgjatë disa ditëve kompromenton efektivitetitn e neuroneve të hipokampusit, një zonë shumë e rëndësishme e trurit e cila është përgjegjëse për kujtesën dhe të arsyetuarin. Javët nën stress, shkaktojnë dëme të pariparueshme në qelizat e trurit, dhe nëse stresi vazhdon disa muaj, ato do të shkatërrohen përfundimisht. Njerëzit toksikë jo vetëm do t’ju bëjnë të mjerë, por do t’ju krisin trurin.

Shpesh thuhet se njeriu është produkt i pesë njerëzve me të cilët shoqërohet rregullisht. Sikur një nga këta njerëz të jetë toksik, do të shihni sesa shpejt do të gjendeni shumë hapa prapa.

Por ju s’mund të distancoheni nga këta lloj njerëzish nëse nuk i njihni se cilët janë. Kleçka është që të bëni dallimin mes njerëzve të mërzitshëm ose të vështirë me ata që janë vërtetë toksikë. 9 tipet e toksikëve që duket ti shmangni se s’bën nga rruga e jetës suaj janë Thashethemexhinjtë, të Vetë-kënaqurit, Viktimat, Gjaknxehtët, Ziliqarët, Manipuluesit, Gjykuesit, Arrogantët dhe Psiko-Vampirët. Sa më larg!