Receta nga Kanadaja: Muffins me boronica
- Published in Jetë dhe stil

Keni neps për diçka të ëmbël në mëngjes? Doni diçka për të shoqëruar kafen apo një ëmbëlsirë të vogël për pas dreke për t’ia dhënë me vete fëmijës në shkollë?
Arben Kallamata ka një recetë të shpejtë. Muffins me boronica. Ja si bëhen:
Përbërësit:
Të thatat:
dy gota miell
gjysëm gote sheqer
një lugë gjelle sodë pjekjeje
çerek luge kripë.
Të njomat:
1 vezë
çerek gote vaj
1 gotë qumësht.
Përgatitja:
Përzjehen mirë të thatat, mielli, sheqeri, sodë e kripë. Pastaj rrihet pak veza, shtohen vaj e qumësht e përzjehen mirë të gjitha bashkë me pirun, por jo të rrihen. Shtohen boronicat, ose rrush i thatë.
Pastaj hidhen nëpër format e Muffin, pasi të jenë lyer pak me vaj ose gjalpë.
Pjekja:
Futen në furrë të nxehtë (400 gradë F ose 200 C). Lihen 15-20 minuta.
5 minuta përgatitje - 20 minuta pjekje.
Për të ngrënë haen më shpejt :)