Stil & Jetë

Receta nga Kanadaja: Keku i së Dielës

Keku i së Dielës

Shpesh herë publicisti dhe shkrimtari Arben Kallamata, i njohur për pasionin për gatimin poston në Facebook foto të veprave të tij, të cilat meritojnë të quhen artistike. Shikojeni vetë foton e kekut të Arbenit. A nuk është një kek i bukur? Miqtë e Kallamatës komentojnë dhe komplimentojnë, ndër to ka edhe kërkesa për recetën. Dhe bujaria ashtu si edhe sensi i humorit të shkrimtarit njihen. Ai s’përton ta ndajë sekretin me të gjithë. FlasShqip përfiton nga ky rast ta publikojë atë.  

Përbërësit:

  • 2 gota mjell
  • 2 kokrra vezë
  • Një gotë kos,
  • dy lugë vaj
  • dy gota sheqer (unë përdor një gotë sheqer)
  • 1 lugë gjelle sodë buke
  • 1 lugë kafeje kripë
  • një lugë gjelle kanellë e grirë

Përgatitja:

I përzjejmë mirë të gjithë përbërësit. I shtojmë një gotë kos, dy vezë, dy lugë vaj (mund ta bëni me gjalpë, po unë s'përdor gjalpë), pak lëkurë limoni të grirë, dy karrota të mëdha të grira, 2/3 gota boronica (ose/dhe rrush të thatë, ose/dhe arra, ose çfarë të doni.

Përzjehen mirë. Hidhen në enë të vajisur (ose gjalpuar, si të doni).

Futen në furrë të nxehtë 170 gradë C. për 45 minuta.

Spërkatet me sheqer pluhur pasi është nxjerrë nga forma. Pritet një felë dhe pastaj bëhet foto për Facebook ose Instagram, sipas rastit. Et voilà!