Stil & Jetë

6 arsyet e flirtimit, e 7-ta është sekret

"Sa peshon një ari polar? Aq sa të thyejë akullin".

Ka njerëz që kur duan të hyjnë në muhabet me dikë, përdorin ndonjë thënie të ndonjë mendimtari a filozofi për t’u dukur interesantë. Në fakt kjo është forma më e mërzitshme për të tërhequr vëmendjen e dikujt. Është njëlloj si ai mesazhi cliché që ju ka ardhur në inbox një herë, i cili nuk j’ua ka tërhequr aspak vëmendjen për mirë, vetëm jeni ndjerë të bezdisur nga mungesa e fantazisë ose origjinalitetit të tjetrit.

Të gjithë i kanë provuar flirtet, ose të paktën shumica. Por a e keni menduar ndonjëherë se pse flirtoni?

Studiuesit kanë identifikuar 6 arsye kryesore. Le t’i shohim cilat janë dhe a do ta gjejmë veten në ndonjërën prej tyre?

  1. Ne mund të flirtojmë sepse kërkojmë një lidhje. Kur udhëhiqemi nga ky motiv mund të tentojmë që një marrëdhënie që sapo ka nisur ose shoqërore të duam ta kalojmë në një marrëdhënie romantike.
  2. Flirtuesit shpesh janë të udhëhequr nga motivi i eksplorimit. Një person flirton me dikë për të zbuluar interesat e tjetrit. Ju flirtoni dhe prisni nëse tjetri do t’ua kthejë flirtin. Nëse ua kthen mundet që t’ia ketë qejfi me ju, por mundet edhe që tjetri të flirtojë jo sepse i pëlqen ti por i është bërë zakon loja, duke shkuar kështu në arsyen numër 3.  
  3. Sepse mesazhet flirtuese shpesh herë udhëhiqen edhe nga motivi i argëtimit. Shpesh ne mund të flirtojmë thjesht sepse na pëlqen të bëjmë gallatë, sidomos online është më e thjeshtë loja edhe pse kohët e fundit disave iu janë kthyer në boomerang.
  4. Ka raste që flirtojmë për arsye instrumentale, që do të thotë se duam të arrijmë një qëllim. Ndoshta sepse flirtuesi kërkon nga tjetri një favor, për shembull një punësim, pagë, post apo një notë të mirë.
  5. Flirtimi gjithashtu mund të ndodhë edhe për motiv vlerësimi. Kur dikush kërkon të testojë apo konfirmojë veten në tregun e bukurisë, elegancës apo forcës tërheqëse. Kur ia arrin përmes flirtit të ketë sukses i shtohet vetë-vlerësimi.
  6. Dhe së fundi, ka flirtime që synojnë seksin. Këto udhëhiqen nga tërheqja fizike ndaj dikujt dhe dëshira për të patur një marrëdhënie seksuale me atë person.
  7. Studiuesit e kanë gjetur edhe arsyen e shtatë, por nuk e kanë treguar. Ata thonë që çdokush e di, por nuk e di që e di.

©FlasShqip.ca