Sekreti i çiftit të lumtur
- Published in Jetë dhe stil

Nuk mjafton vetëm t'i thuash “Të dua” partnerit që ke lidhur jetën derisa vdekja t’ju ndajë ose përsa kohë të doni. Aq më keq kur i thoni të dua vetëm kur ai/ajo lan enët. Çiftet duhet të bëjnë disa gjëra vazhdimisht për të mbajtur lidhjen e tyre në formë e për të qenë të lumtur. E dini se çfarë është e rëndësishme të kultivoni çdo ditë në jetën tuaj? Ja se çfarë:
Qeshni -Shihni një komedi, tregoni ngjarje të këndshme nga dita që keni kaluar në punë ose me shoqëri.
Bëni masazhe-S’ka gjë më relaksuese pas një dite të lodhshme ti bëni një masazh personit që do. Çështja është kush do përfitojë masazhin i pari? Eh kjo është për t’u zgjidhur mes jush.
Kaloni pak kohë vetëm-Pas punës mund të shtriheni më vete. Gjithkush ka nevojë të rrijë ca çaste vetëm për t’u qetësuar. Më pas ju mund të bashkoheni e të kaloni kohë cilësore së bashku.
Kontakt fizik- Pas pune kur shkoni në shtëpi, mos anashkaloni kurrë përqafimin me partnerin tuaj. Nuk ka asgjë më të këshillueshme se sa shkëmbimi i dashurisë.
Konkuroni -Lojërat janë fantastike për të zhvilluar shpirtin e garës në çift. Ju rrisin nivelin e adrenalinës por dhe ju bëjnë edhe më shumë shokë me njëri-tjetrin.
Dilni shëtitje, madje në mbrëmje është më e këshillueshme. Nën dritën e hënës shëtitja bëhet romantike dhe do ta shihni se sa ëmbël do të rrjedhë biseda.
Bëni piknik- çdo herë pikniku është aktiviteti më gjithëpërfshirës familjar. Çdokush bën diçka dhe të gjithë kënaqen. Praktikojeni!
Shkoni në palestër-kur shkoni në palestër çift, përveçse motivoni njëri-tjetrin për të mbajtur trupin në formë, do të jeni të lumtur. Çlirimi endorfinës gjatë aktivitetit fizik do t’ju bëjë të ndiheni të kënaqur pranë partnerit.
Bëni plane të mëdha- ëndërroni të bëni gjëra të mëdha së bashku, qoftë edhe blerjen e një shtëpie në vendin që keni ëndërruar gjithmonë. Objektivat e përbashkëta dhe planet ose qëllimet për të cilat do luftoni të arrini ju lidhin më tepër me njëri-tjetrin.
Gatuani bashkë një mbrëmje romantike- Kot nuk thonë që dashuria vjen prej stomakut. Gatuani së bashku dhe jetojeni dashurinë edhe në kuzhinë.
Por sigurisht që këto tipare nuk janë shteruese për të sjellë lumturinë dhe harmoninë në çift. Ju vetë e dini se cfarë keni nevojë të bëni për të rrezëllitur në krahët e atij/asaj. Dikush gjen gjithë botën tek një buzëqeshje, dikush vetëm në një përqafim, e dikush tjetër në melodinë e zërit që ëmbël pëshpërit fjalët “të dua”.
©Flasshqip.ca