Stil & Jetë

Receta nga Kanadaja: Një pjatë pa recetë

Një pjatë pa recetë – Nga Mimoza Prifti 

Prezantimi i kësaj pjate, pa lënë mënjanë  shijen dhe vlerat ushqyese, është ajo ç’ka preferoj më shumë. Në një kohë tepër të shkurtër i jep vetes çaste restoranti, nga tavolina e shtëpisë. Eksperimentimi në kuzhinë është terapia më e mirë për të larguar disi rutinën dhe lodhjen e ditës. Në fund të fundit, ushqimi është dhe duhet të jetë kënaqësia e përditshme e pamunguar e çdo njeriu.

Përgatitja:

Patate gjysëm të zjera me pak kripë, më pas gjysëm të pjekura me vaj ulliri, pa ndryshuar ngjyrën dhe formën e tyre.

I presim në rrathë, si në foto.

Për salcën jeshile: avokado të shtypura pure, hudhra të shtypura, kripë dhe lëng limoni.

Salmon të tymosur.

Vezë të ziera. Kopër, majdanoz, hudhra të freskëta dhe ullinj për aromë, shije dhe dekorim.  Mund të shtoni djathë, dhe pak pluhur arrë kokosi nëse dëshironi.

Thjesht i mbivendosim një pas një përbërësit, dhe gati për tu shijuar.

Mund ta shoqëroni me verë të bardhë.

Ju bëftë mirë!