Stil & Jetë

Për t'u marrë me vete në plazh

Shqiptaro-kanadezët kanë filluar turin e pushimeve verore. Shohim postime fotografish me peizazhe të mrekullueshme, bileta fluturimesh apo valixhe. Kur mendojmë valixhen një nga pyetjet sfilitëse është: çfarë të marrim me vete?

Vera është periudha e relaksit. Mendja të shkon te materialet e lehta e të freskëta; lino, pambuk, mëndafsh.

Dyqane ka plot, por krijues shqiptarë në Kanada nuk gjen shumë. A nuk do të ishte bukur sikur në pushime të merrnit me vete edhe pak shije shqiptare?  Mund të jetë një krijim origjinal ose mund të jetë një produkt i tregëtuar nga bashkëatdhetarët tuaj në Kanada.

Shikoni çfarë ju propozojmë:

Çantë nga Alida Simoni.

Alida nuk mund të ishte më pak artiste se bashkëshorti i saj violinisti i shquar Augustin Simoni dhe  djali Roberti, piktor i talentuar. Kohët e fundit Alida ka krijuar modelin e saj të çantave “Dalia Bags”. Ja këtë modelin më poshtë mund ta kombinoni me kapelen e ekspozuar. Lidhuni me Alidën në Facebook për të parë koleksionet e saj.

 

Kanatjere dhe shall punuar me grep nga Mirlinda Nuro.

Punimet me grep vazhdojnë të jenë në modë dhe të preferuara në Kanada. Kjo kanatjere mund të vishet fare mirë pasditeve.

Ose një shall të tillë mund ta hidhni krahëve mbrëmjeve.

Materialin mund ta zgjidhni pambuk ose mëndafsh, varet nga ju. Mirlinda i publikon krijimet e saj në Instagram me emrin “Kler microchet”. Mund t’i dërgoni mesazhe dhe të porositni çfarë t’ju pëlqejë.

Libër me tregime

Vëllimi me tregime e novela “Shtegtimi i Fundit” i autorit shqiptaro-kanadez Avdulla Kënaçi sapo ka dalë në qarkullim. Shpeshherë tregimet të shijojnë më shumë kur lexohen në një karrige relaksuese plazhi. Zgjasin aq sa duhet dhe pas një kredhjeje në ujë, fillon një histori të re.

 

Krem plazhi

Julinda Basha është një specialiste e njohur në Montreal për prodhimet e firmës Arbonne. Ajo bën rekomandime shumë të vyera në faqen e saj, si për shembull ajo sugjeron këtë kremin me faktor mbrojtës 30 të cilin e përdor edhe vetë. Kontaktoni Julindën për të siguruar produktet më të mira për sezonin e verës. 

 

©Flasshqip