Ja kush e bën modën kanadeze
Në çdo vend janë disa dizajnera të njohur të cilët për shkak të stilit të ri, ngjyrave dhe provokimeve të guximshme në veshje arrijnë të bëjnë diferencën e të marrin famë. Ata veshin njerëzit e njohur jo vetëm në vendin ku janë formuar si stilistë të modës, por arrijnë të kapërcejnë kufijtë e të shtrihen gjerësisht në botë. Moda kanadeze preferohet nga yje të kinemasë, titullarë të mbretërive e plot të famshëm e të pasur. Po ju njohim me markat, emrat apo atelietë më të njohura vitet e fundit në Kanada.
Marka kanadeze e modës: Greta Constantine
Dizajnerët: Kirk Pickersgill dhe Stephen Wong
Dalja në treg: 2006

Si duket: I shkëlqyeshëm dhe minimalist;pëlhura e trikotuar është e preferuar
Pse e pëlqejmë? Emri, një hibrid i nënës së Wong-it, Greta dhe gjyshi i Pickersgill-it, Konstandini, është po aq i lidhur me modën kanadeze aq sa dizajni arkitektonik dhe femëror.
Dizajner kanadez i modës: Sid Neigum
Atelieja bazë: Toronto
Dalja në treg: 2009

Si duket: Fluid, androgjini e mprehtë
Pse e pëlqejmë? Artisti i lindur në Alberta, di gjithçka mbi linjat e paqarta, duke u luhatur me finesë midis ekstremeve: të larta dhe të ulëta, të zymta dhe të ëmbla – me stil të rafinuar dhe rinor.
Marka kanadeze i modës: Beaufille
Dizajnerët: Motrat Chloe dhe Parris Gordon
Dalja në treg: 2013

Si duket: Kontrast të elementeve të forta dhe të buta
Pse e pëlqejmë? Beaufille do të thotë vajzë e bukur, e përshtatshme për një markë që ka të bëjë me festimin e kontrasteve ndërmjet elementeve mashkullorë dhe femërore.
Dizajner kanadez i modës: Hayley Elsaesser
Dalja në treg: 2013

Shikoni nënshkrimin: Ngjyra të guximshme dhe printime të mrekullueshme.
Pse e pëlqejmë? Dizajnet e Hayley janë ndikuar nga pop-kultura dhe nuk është çudi që yje të guximshme si Katy Perry dhe Miley Cyrus janë fansa të stilistes.
Dizajner: Mikhael Kale
Dalja në treg: 2007

Si duket: Detaje të shumta, prerje
Pse e pëlqejmë? Ai është i destinuar për gjëra të mëdha. Thjesht pyesni Beyonce, Winnie Harlow ose Bella dhe Gigi Hadid - ato e adhurojnë punën e tij.
Dizajneri: Lucian Matis
Dalja në treg: 2007

Si duket: Elegant i përjetshëm
Pse e pëlqejmë? Që kur Sophie Grégoire-Trudeau veshi jo një, por dy prej veshjeve të tij në Shtëpinë e Bardhë ai është në rritje që atëherë.
Dizajner kanadez i modës: Mathew Gallagher
Dalja në treg: 2013

Si duken veshjet: Luksoze, joshëse, të rafinuara
Pse e pëlqejmë? Veshjet janë punuar me dorë në studion e tij në Toronto, ku punon veçmas me secilin klient për t’i ofruar një eksperiencë si prej të famshmi.
Marka kanadeze e modës: Maram
Stilistja: Maram Aboul Enein

Dalja në treg: 2014
Si duken veshjet:: Ndërthurje e copave të leshit, me lëkurë, qëndisje dhe tela.
Pse e pëlqejmë? Ka bërë emër me legjendarët si Pierre Balmain, Zac Posen dhe Oscar De La Renta, dhe pëlqehet pasi qasja e saj është e guximshme, dinjitoze për dizajn.
©Flasshqip.ca











