Bukuri

Për tu mbajtur mend !

 Ata që e pëlqejnë modën dhe e kanë ndjekur nuk kanë se si ta harrojnë kur Lagerfeld përdori metaforën e kumarit në sezonin vjeshtë-dimër Chanel 2015. Kristen Stewart, Julianne Moore dhe Lara Stone të ulur dhe duke luajtur në kazino njëlloj sic Lagerfeld luan kumar me dizenjot e tij.

Shtëpia franceze e modës Viktor & Rolf në 2017 nxorrën modelet duke mbajtur një kukull gjigante në kokë. 

John Galliano mbahet mend për fundin spektakolar të shfaqjes, kur copa të mëdha fluturash letre ranë mbi modelet e ulura në shkallë. 

Ndërsa Jean Paul Gaultier përcolli mesazhe kundër stereotipeve gjinore dhe seksuale duke i veshur disa femra si meshkuj dhe duke i shoqëruar ato me modele femra të veshura me elegancë për mbrëmje. Audienca dëgjonte në kufje zërin e një gruaje që lexonte pjesë nga libri erotik The Story of O

Për të sinjalizuar fundin e 45 viteve në modë Valentino në fund të shfaqjes i veshi të gjitha modelet me fustane të kuq, ngjyrën e tij të preferuar. 

Koleksioni i 2012 i Giambattista Valli dilte nga përrallat. Aty shihje plot aksesorë të pazakontë si kjo flutur delikate që mbyll këtë gojë.